• E shtunë, 17 Janar, 2026

Përplasja Merz-Trump; kancelari gjerman kërkon armëpushim

EA
Gusht18/ 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është takuar me liderat e gjashtë shteteve europiane, Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë, si dhe kreun e NATO-s Mark Rutte, Ursula Von Der Leyen dhe presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky, për të diskutuar mbi mundësitë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Zelensky e ka quajtur takimin si shumë të rëndësishëm dhe një hap para drejt rrugës së paqes. Ai tha se diskutuan për garancitë e sigurisë, por shtoi se për çështje më sensitive si territori, do të diskutojë gjatë takimit trepalësh me Trump dhe Vladimir Putin, për çka ai është i gatshëm të marrë pjesë.

“Patëm një bisedim shumë të mirë me presidentin Trump. Jo më i miri, më i miri do të vijë, por ishte shumë i mirë. Folëm për garancitë e sigurisë. I isha falenderues gruas tuaj për fëmijët e rrëmbyer, shpresoj që të jetë historike, për njerëzit që të kthejnë pas fëmijët. Shpresojmë se do të gjejmë zgjidhje. Gjërat sensitive, territori, e të tjera, do t’i diskutojmë në takimin trilateral. Kjo është shumë e rëndësishme. Na duhen pas të gjithë njerëzit, jo vetëm fëmijët, edhe të rrobërit e luftës”, u shpreh Zelensky.
“Do të shikosh disa lëvizje pozitive. Besoj se do të lirohen 1 mijë të burgosurit e luftës. Ishte një takim shumë i mirë, faleminderit për vlerësimin pozitiv”, tha Trump.

“Duhet ta luajmë mirë këtë, dhe t’i japim fund sa më parë. Duhet t’i japim fund. Dua të të falenderoj për këtë që po bën por edhe kolegët europianë”, tha kreu i NATO-s, Mark Rutte.

Merz dhe Trump patën një përplasje gjatë deklaratave publike

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Presidenti amerikan, Donald Trump, patën një përplasje gjatë deklaratave publike lidhur me Ukrainën.

E ndërsa u fol për paqen në Ukrainë dhe ndalimin e vrasjeve, kancelari gjerman në dallim nga të pranishmit, foli për një armëpushim, duke e cilësuar si hapin e rradhës, para se të flitej për takimin trepalësh që mund të çonte në paqe.

 “Hapi tjetër është më i ndërlikuari, por rruga është e hapur dhe ju e hapët atë, do të donim të shihnim një armëpushim që nga takimi i ardhshëm, ai trepalësh”, tha Merz.

Deklarata e kancelarit gjerman nuk i ka pëlqyer Trumpit, i cili prerazi tha nuk pati armëpushim në asnjë luftë që unë zgjidha.

“Epo, si u nxive kaq shumë? Jam xheloz”, i tha ai kancelarit gjerman Friedrich Merz

‘Nuk ka paqe pa unitet’, paralajmëron Meloni: Të bëhemi të gjithë së bashku!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë takimit të saj me Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë në Shtëpinë e Bardhë tha se duhet që të arrihet një marrveshje paqeje.

“Nëse duam të garantojmë paqen, duhet ta bëjmë së bashku, të bashkuar. Mund të mbështeteni te Italia dhe ne jemi në anën e Ukrainës dhe do të mbështesim të gjitha përpjekjet e saj drejt paqes. Kjo është një ditë e rëndësishme’, tha ajo.

Spread the love