• E hënë, 4 Maj, 2026

PËRTEJ HEKURAVE: Dramatizimi dhe Regjia: Naser Shatrolli

EA
Maj03/ 2026

Në role:

Ylber Murtezi

Genci Mirzo

Visar Etemi

Hoti është në krevat mbështetur, një dritë pingul mbi të. Hetuesi vjen nga pas, supozohet nga zyrat e punës. Përballë Hotit – terr, ndez dritën e qibritit, Hotin e frikëson qibriti.

HETUESI

Mirë mëngjesi, profesor! (është fjetur, me kokë në libra)

Të solla qorape të reja…mbathi!?

HOTI

(Hoti me qorape në dorë) Zakonisht më sjell qorape të lagura…përse të thara sot, ku po më çoni!?

HETUESI

Mos pyet pse, si, e cka!? Mbathi. (lëvizë, investigon burgun) Do ta kemi ditën të gjatë sot!

HOTI

Më dhembin kembet!

HETUESI

Nuk jeni ankuar ndonjëherë….çudi (Me mend diku tjetër)!

Hotit i duken gishtat të dëmtuar, të zinjë, dhe këmbët nga zogjtë duken të zinjë. Nga tortura. Hetuesi, investigon dollapet, krevatin. Por nuk i prek gjërat gjersa Hoti qëndron ulur në krevat, mban qorapet në dorë.

HETUESI

Cfar po bënit (ulet pran tij në krevat)!?

HOTI

Më duket se po shfletoja një libër!?

HETUESI

E shoh, e shoh…..a po lexoje a po shfletoje!? (duke shikuar detajet tokës, shenja të caktuara) Mos je duke fshehur dicka prej meje!?

HOTI

E cfar mund të fsheh i burgosuri në qeli!?

HETUESI

A ke marr ndonjë letër të rëndësishme, këto ditë

HOTI

Kam marr nga ”amnesty international”, Human Righs Uatch, së fundmi, më ka dërguar dhe ”Humanitarian Lav Center”, e Natasha Kandiçit….ka dhe të tjerë të kësaj natyre, që shkruajnë dhe interesohen për mua!

Duke mbathur qorapet

HETUESI

Po flisja për dikë tjetër, që është më i veçuar për juve!!

HOTI

Të gjithë janë të veçuar, realisht…..nuk di në kë po aludoni!?

HETUESI

Dukesh i mjegulluar në mendime, cfar po fesh prej meje!?

HOTI

Ka netë që s’fle….më dhëmbin gishtat e këmbëve!

HETUESI

Në burg je, nuk je në hotel! ”jebesh mu mater”.

Kur flisni për kthesa historike të prejardhjes së popullit tënd vecmas, je tmerrësisht i zëshëm…Ndërsa sot, po dukesh disi më i urtë!

Cfar po fsheh prej meje!?

HOTI

(i vetpërmbajtur, e ruan qetësinë, me libër në dorë) Ku të fshehi!? Ja, një dollap kam..raftet librave, krevatin, rrobat e trupit, të mbathurat..e kam edhe veten…..ku të fshehem, skam ku të fshehem!

Hetuesi shikon me vëmendje shkrime të lidhura nën krevat, e mbështet për krevatit Hotin, ja merr librin nga dora, i sillet, rreth krevatit, fut kokën në dritare të krevatit nga pas.

HETUESI

Andricin, po e lexoje a!?

HOTI

Po!

HETUESI

Por ty nuk të pëlqen Andrici..ma ke thënë!? (në lëvizje)!?

HOTI

Nuk e mbaj mend të kem thënë ndonjëherë që nuk më pëlqen!? Madje, nuk jam i sigurt nëse është fjalë adekuate në letërsi ”nuk më pëlqen”!!!

Që nuk pajtoj me mendimet e tij në lidhje me shqiptarët, e kam thënë kaher!

HETUESI

E lëmë Andricin(aksion, fillon me ia rrënuar dhomën, ia rrëzon librat, hedhë me elegancë në tokë libra. Hotit i dhimbsen).

Mbrëmë, kanë hy disa letra vjedhurazi, të adresuara nga një shkrimtar shqiptar, të cilit, në vitin 1990 i ka dhënë azil Franca ngaqë ishte i rrezikuar nga sistemi komunist në Shqipëri në ato vite…(sy më sy)…Si ndodhi profesor gjithë kjo lojë, pa u hetuar!?

(Heshtje)

Meqë nuk po flisni, të tregoj unë…(rrëzon krevatin… Një shokut tënd të burgut, dikush i ka dërguar pite….Si ju ka shkuar në mend që ti fusnin në pite letrat e shkrimtarit..…”jebesh mu mater”…cfar strategjie……e di për kë e kam fjalën, besoj!?

HOTI

E ke fjalën për Isë Muratin, nga Dumnica e Llapit, që është në pavionin B!?  

(duke shenjuar me shikim kah pavioni B, Hetuesi, Hoti e kupton që është zbuluar)

HETUESI

fiks!

HOTI

(eskivon temës) E cfar pret tani të të them për Isën…që nuk është dashur ti fus ilegalisht apo si!?

HETUESI

Po, pra, këtu ka rend…letrat duhet të kalojnë përmes postës së burgut! (Në kërkim)

HOTI

Ka pasë kërkesa zyrtare nga organizata të huaja që të futeshin legalisht brenda letrat por nuk i keni lejuar…është kështu apo jo!?

HETUESI

Po!

HOTI

Më pas, di që të huajt në bashkëpunim me ndonjërin nga gardianët, i kanë futur letrat….nuk është Isa ideatori!

HETUESI

Pra, ti po thua që ka persona të korruptuar nga ana jonë të cilët kanë bashkërenduar me të huajt!?

HOTI

Përse duhet ditur unë!

HETUESI

Ku janë letrat!?

HOTI

ja! (lëshohet platforma me një grumbull të madh të letrave nga lartë përmes cugave, Hetuesi lemeritet.

HETUESI

Ishte ideja yte që të futeshin letrat përmes pites!?

HOTI

Vetëm era e mirë e pites më kujtohet, asgjë tjetër nuk mbaj në mend!  

HETUESI

Ashtu a…dukesh i lumtur, cfar të kishte shkruar!?

HOTI

Do të ta them troç…(Gjersa hetuesi rri në një vend) nuk e kisha ëndërruar që do më shkruante letra njëri nga shkrimtarët e rrallë, më i preferuari në letërsi…..Që nga studimet e kam adhuruar…Është më i shquari i letrave shqipe…..Anëtar i Akademisë së Shkencave Franceze…është kandidat për çmimin Nobel në letërsi….njihet si reformator i letërsisë shqipe fakti që ka krijuar perandorinë letrare në Shqipëri dhe në botë……Është më i zëshmi nga zërat shqiptar këtu dhe në Europë…Ka shpërthyer vullkani i tij krijues tashmë…Andaj, nuk e mohoj…po, ndjehem i lumtur, madje dhe optimist!

Hetuesi, vazhdon të investigoj, ndërsa Hoti është statik, dialogu zhvillohet në këtë frymë

HETUESI

Por ai nuk është avokat!!! Cka mund të bëjë për ty dicka të dobishme, asgjë!!?

HOTI

Mjafton që është këtu (sy më sy)!

HETUESI

Ku këtu!? (ua ndërron pozicionet grilave të burgut)

HOTI

Këtu në dhomë (pas pëlhurës së formës së zarfit shfaqet hija e Kadaresë)

HETUESI

Po Fantazon, apo si!?!?

HOTI

Këtu është…(Vazhdon të kërkoj Kadarenë në grila)

madje, do të hartoj plane konkrete për të dal nga burgu me të. (Mbaron me grila)!

HETUESI

Kah do të dalësh, unë i kam celësat e derës!? (pauzë e gjatë)!

HOTI

Nuk i ke!?

pauzë e gjatë, MUZIKË

HETUESI

Si është jeta e shkrimtarëve…..a mund të ma eksplorosh pak!?

HOTI

 (Bindës dhe krenar)….Nuk jam shkrimtar unë!


HETUESI

Si s’je, ke libra të botuara!?

Provokim, tension

HOTI

Kam, por janë ndryshe librat e mi!

HETUESI

Si ndryshe, tregoma dallimin!?

HOTI

Ai shkruan letërsi, unë filozofi!

Hetuesi merr librin, i lexon titullin.

HETUESI

”Gjenerali ushtrisë së vdekur”…për cfar flet ky!?

HOTI

Flet, për një gjeneral prift, që kthehet në Shqipëri për ti mbledhur eshtrat e ushtarëve të vdekur pas luftës se dytë botërore!

HETUESI

Histori a…e kuptova, lëre..! (me ironi)!

Ia gjen briskun mes të librit të Kadaresë

HETUESI

(konstaton) Përse n’libër, briskun!?

HOTI

Për dezinfektim e mbaj në libër!

HETUESI

(Pauzë e gjatë, e analizon cfar mund të bëj me të)

E unë që skam asnjë libër në shtëpi – si ti dezinfektoj zhiletat!?

HOTI

Ka mënyra tjera!

E teston zhiletën në fleta të librit.

HETUESI

Spo prejka hiç….me këtë bënë rroje!?

HOTI

Të gjithë burgosurit me të njëjtën bëjmë rroje!

Lojë taktike,  

HETUESI

Aha….Të krijova rrëmujë…do të të ndihmoj që ti rikthesh në vend!?

HOTI

Lëri…i rregulloj, kam kohë!

HETUESI

Cuti bre. Cutiiii….i ndreqi unë….(i zemëruar – tension, i jep lapsin)

Ja, lapsi, nisja, shkruaj, shkruuuuaj!

HOTI

(I vendosur) Jo! nuk shkruaj dot, nuk kam disponim!!!!

Hoti, mundohet të gjej qetësi në vete, ka tension, egërsi, tenton ta menaxhoj, veten….Hetuesi qëndron statik në një vend me sy në të, dhe Hoti është me sy….më pas e pyet!

HETUESI

A do ja kthesh letrat shkrimtarit!?

HOTI

Po!

HETUESI

Në c’mënyrë!?

HOTI

(Mendohet) Përmes jush, postës!

HETUESI

Ah, ashtu po!

E goet. Futet muzika, dritat ndërrojnë, gjersa sillet rrotativa e skenës, pa tekst Hoti e shtrinë krevatin dhe i ridimensionon në një formë tjetër grilat. Ndërkohë, rikthehet në të njëjtin vend rrotativa. Kadare qëndron pas zarfit, Hoti është tek krevati.

KADARE

Në vetmin e tuaj ma do mendja që i mendoni të gjitha……(Hoti qetësohet, me sy kërkon Kadarenë) dhe me të drejtë, ndjeheni i zemëruar!

Hoti e ndjek nga brenda Kadarenë.   

KADARE

At Zef Pllumi, më tha njëherë; ”biri im, mos e harro shtetin tënd, kur ka nevojë”……ishte në gërrhamën e fundit……..Më duket se ndërgjegja njerëzore

(me sy në publik), nuk e ka ndjerë sa duhet peshën e kësaj fjale.

Hoti i emocionuar, me dilema dhe dyshime

E mora shembull Pllumin, që të them se; mbajtja juaj në burgun e Nishit, ka dekurajuar popullin shqiptar, anekënd rruzullit tokësor…andaj, mora inciativën që të bëjmë këtë bisedë në formë klasike përmes letrash, me qëllim që dekurajimin e tyre ta rikthejmë në favor tuajin!  

Lëshohen letrat prap poshtë.

Kadare e hap derën e zarfit, futet brenda në skenë dhe ikën në anën e majtë të skenës, heshtje e tensionuar pa tekst, sillet rreth e rrotull grilave duke e analizuar burgun, ndërsa Hoti është brenda në burg dhe përcjell cdo lëvizje të Kadaresë.

(sy më sy, në largësi)  Më thuaj, kush është fajtor për burgosjen tuaj; (duke e soditur publikun) është harresa e përgjithshme shqiptare, apo janë rrethe të ngushta individësh (përcakton një individ në publik).

Do të flas, por vetpërmbahet,

HOTI

Pavarësisht se ku ndodhem, e ndjej prezencën tuaj këtu..madje, po ndjehem dhe i cliruar….i liruar më mirë thënë!

KADARE

E parandjej përplasjen, egërsinë c’njerëzore dhe barbarinë e tyre,

andaj erdha që të informoj, se ju i keni thyer grilat e vetmisë…..keni shpërthyer në horizontin e botës demokratike, tashmë…në botë jeni njeri i shenjuar.

Kadare nxjerr nga xhepi një bllok të vogël të shenimeve dhe lapsin, fillon të shkruaj. Lëshohet gradualisht kulla ajfel nga lartë. Hoti i përlotur, mes gëzimit dhe krenarisë, me shikim në tavolinë, sinonim i kullës.

HOTI

(Drejtpërdrejtë Kadaresë)

Që ta dish….gjithnjë e kam menduar një kafe me ju në lagjen latine, (me dorë përcakton lumin)  pranë Senës…duke e soditur rrjedhën e lumit…apo Notre Dammin (Me shikim në anën tjetër)  ose, në restorant, në katet e larta të Kullës Ajfel.  

Kadare del përballë tij në kafe ajfel. Merr kafen. Ndërsa hoti, Hoti nxjerr nga burgu një tubë me libra të lidhur, do t ëulet, nuk ulet, i kthen librat në burg.

KADARE

Por do të thonë, ja ky i mencuri, po pinë kafe me shkrimtarin e tij të rpeferuar dhe po i shkruan letra nga pozita e Kullës Ajfel!!

HOTI

Le të thonë, punë e madhe cfar thonë!

(merr filgjanin Kadare, përzien me laps kafen)

KADARE

Ka një grup i zërave të mbytur, që krrokasin si zile shkollore të komunizmit nëpër foltore e tribuna që vazhdimisht cdo tendencë timen e paragjykojnë!?

HOTI

Përkundër të gjithave….unë jam i lumtur që e keni kapur majën e lartësisë së Kullës Ajfel, në letërsi sidomos!

KADARE

Në bisedë me miq të letrave, francez dhe të tjerë publicist, personazhe të rëndësishme në europë…përmes tyre e kam kuptuar që ju jeni person i rëndësishëm por dhe i frikshëm për gjithë ballkanin….a është e vërtetë!?

HOTI

I frikëshëm, jo!

KADARE

E si është e mundur në gjithë këto vite, ka mbretëruar një heshtje e kurdisur në veshët e mendësisë politike shqiptare, në Tiranë (përcakton me gisht publikun) dhe në Prishtinë (në anën tjetër të publikut) vecmas….(pauzë)

Të jem i sinqert, mua po më shqetësojnë sjelljet dhe arroganca e tyre, madje, e kam ndjerë brenda lëkurës sime një lloj neglizhence, që të mos them tradhëtie, nga ana e tyre!!!

HOTI

(I bie në mend xhungla..shkon ta gjej librin, merr një libër, do ta vendos në kullë, por ajo ikën lartë, kulla)

Bazuar në ligjet e xhunglës….të një psikologu amerikan, (shikon titullin, vëren që nuk është i njëjti, me tekst e kthen në vend, kërkon tjetrin, biseda zhvillohet nga larg) Kristian Bej, quhet…Sipas këtij, cdo individ, esencialisht lindë për të jetuar, ndërsa, interesi i tij esencial, është ruajtja e lirisë së vet brenda llojit kafshëror të njeriut (pauzë) Ndërsa, ndjenjën e patriotizmit, ky, e redukton në dëshirë personale, të martirizimit (qëndron diku në ajër tavolina)   

KADARE

Askush, askujt, nuk po i kërkon martirizimin.….Cështja juaj, nuk është personale. është cështje e Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilën po ju mbajnë të burgosur afërsisht 14 vite.…..(me sy në grila) Sa u bënë!?

HOTI

Nuk e di, ndoshta janë aq, se di!

KADARE

(Kadare shkon tek dosjet, e kërkon dosjen e Dejtonit)

E keni parasysh konferencën e Dejtonit!? 

HOTI

Jo, filli i konferencave nisë më heret  

KADARE

Po, por këto janë material arkivor historik….

Eh, kjo është…(mban në dorë një dosje dhe duke shkuar te tavolina e Dejtonit lëshohet tavolina. Pra, konferenca e Dejtonit, për shqiptarët ishte rast ideal që të flisnin para botës…(me dosje në dorë)..kishin mundësi që të organizonin demonstrata në të gjitha anët e botës

që të kërkonin të drejtën e popullit shqiptar, para ndërtesës ku po nëshkruhej kapitullimi përfundimtar i ish Jugosllavisë.

Kishin mundësi që të shprehnin mos pajtesë…Nuk i ndalonte dot regjimi që të trokisnin fort në dyert e shurdhmemecërisë europiane atë ditë…….nuk e bënë….Shqipëria pa të drejtë u frikësua….i futi veshët në lesh, duke u arsyetuar se i kishte punët keq nga brenda……Madje, kishte zëra që thonin, se, Kosova, duhet të gjej mënyra të luftoj dhe të clirohet vet……..Këta zëra, e çuan drejt greminës vendin e tyre!?

HOTI

(Hoti e sfidon)

Kemi humbur dhe raste tjera, nuk është i vetmi ky…

Vështruar nga burgu, më duket se gjërat po sillen në një vend. në ”cirkulus viciozus”  rrethi magjik i përgjakjes, të cilin…..europa e civilizuar, po përpiqet me pendantri, që ta ndrydhë, dhe ta vë në gjumë vetëdijen e zgjuar të një populli, të lashtë, dhe fisnik….Po të donin euroamerikanët, atë ditë në konferencë të Dejtonit, do ta ndalnin vallen e vdekjes në të gjitha anët.

………pajtoj që cinizmit europian, dhe indiferencës së kamufluar ndaj barbarisë serbe, është duke i shërbyer aty këtu edhe përçarja mes Tiranës dhe Prishtinës.

Lëkundët platforma lartë, Hoti investigon rreth e përqark burgut ndërsa Kadare vëzhgon, komenton.

KADARE

Por të shmangurit nga përgjegjësia, nuk do ua fal historia….

E kuptoj që okupatori është i egër, është barbarë, është i pamëshirshëm, por unë nuk di që ka patur ndonjëherë në histori pushtues të mirë….mua, heshtja e tyremë thotë dicka tjetër por nuk kam guxim që të ta them në këtë fazë!

HOTI

E kuptoj ku do të dalësh….e ke me religjionin!!!

E di që përkatësia islame e shumicës shqiptare në Kosovë, është argument për të cilin bisedohet vazhdimisht nën ajsbergun e kancelarive euroamerikane ndërsa politika shqiptare, në të dyja anët e kufirit, këtë temë e ka ndjerë si kurthë për thembrën e Akilit. 

Në 1978 – ën,

(ja argumenton me libër, pran grilave, Hoti brenda, Kadare jashtë, ja jep librin përmes grilave, ose nën platformë, fshehurazi)

në Hardvard, përgjatë hulumtimeve, zbulova që religjioni, ka pasë ndikim në vendimet e kufijve të Shqipërisë rreth 60 për qind.  

Përfshirë këtu, dhe interesat ekonomike, pozitën gjeopolitike dhe balancimin e ndikimit të Rusisë përmes fqinjëve….

Andaj, e them botërisht se ata ndjejnë frikë!

KADARE

Frikë ndjejmë të gjithë…Mua akoma po më ndjekë nga pas hija e Enverizmit…Ju ka ndjekur dhe juve hija e titizmit……e shkuara po na ndjek edhe tani……por, a nuk është heshtja poshtërim!?

Lëkunden raftet e librave,

krijohet tension, Hoti shikon librat, ndërsa Kadare qëndron përballë me shikim në Hotin, e analizon mendjen e tij.

HOTI

(Me droe) Në matjet e tyre, supozoj se mund të kenë të drejtë, madje, nuk do ta personalizoja cështjen e heshtjes së askujt, me mos-heshtjen time…Unë për fjalën publike në vitin 1981, në mbështetje të studentëve për Kosovën Republikë, me të drejta të barabarta brenda territorit të ish Jugosllavisë – kundërevolucioni quhej atëhere kjo lëvizje…..më denuan 9 vite.

madje, përgjatë hetimeve, për disa abetare, që ia kisha dërguar në Pargë të Greqisë një shqiptarit, që rastisi e takova atje….që fliste shqip…..por thoshte se jam ”hellase”…. Ndërsa, gjuhën shqipe, sipas tij, i’a kishin mësuar turqit në të kaluarën!!!

Pra, u akuzova edhe për këtë gjest dhe më mbajtën në qeli një kohë, fakti që paskam dashur ti shqiptarizoja helenët…….e vërteta ishte…unë doja ti shqiptarizoja, shqiptarët e helenizuar!

KADARE

Të dënuan shqiptarët, komunistët shqiptar atë kohë, meqë hapëm temën e burgosjes suaj…është mirë të thuhen të gjitha!?

HOT

Më denoj sistemi jugosllav, titizmi,por, nuk bëjë ndarje në këto temë….të kaluarën me të tashmen se ndaj dot. Është zingjirë i hekurt, që nuk mund të shkoqisë dot nga hallka e trashë, individ apo persona të përveçëm…ishte i tillë sistemi…i ngjizur në të gjitha format e organizimit shoqëror!

KADARE

Kë quani titistë….sa ishin titist të vërtetë shqiptarët?

HOTI

Ata ishin titistë, ose, silleshin si titistë…në bindje nuk di sa ishin të njëmendët (Hetuesi e provokon, Hoti e shfrytëzon)

KADARE

Shqiptarët e përqafuan titizmin me vetëdije apo e bënë se i detyruan!?

(ndez kokërr qibritit)

HOTI

Nuk më duket fjalë e përshtashme e ”përqafuan” …mund të supozoj që e përqafuan ideologjinë si pasojë e interesave të fuqive të mëdha…Tani jemi në situatë krejtësisht tjetër…Ne edhe po ta kishim atë republikën sic e kërkuam me entuziazëm, përfshirë më vonë dhe ”ballkaninë e Demacit”, që më dukej e pamjaftuar, të paktën nga aspekti teorik..nuk do të na mjaftonte, fakti që nuk u mjaftoj kroatëve dhe sllovenëve republika brenda territorit të Jugosllavisë…e si të na mjaftonte neve republika, që jemi tërësisht ndryshe dhe të pa përshtatshëm për ta, nisur nga profili antropologjik, nga doket, nga gjuha, nga lashtësia!

KADARE

(kundërshti me kundër-argument) ..Në të gjitha zhvillimet historike, shqiptarët kanë bërë veprime madhështore, me mendje, me diplomaci por dhe me armë……për shembull, në 1913 – ën, Shqipëria ishte si një foshnje motake, por nuk heshti…..veproj në kushte dëshpëruese, por e arritën vëmendjen europiane…shpëtuan, cka mund të shpëtohej nga atdheu, që po mbytej.

Njëqind herë ishte situata më e favorshme për të gjithë…Shqipëria nuk ishte shtet komunist, të paktën në letra ishte demokratike dhe e pavarur, mike me europën dhe SHBA – at…ndërsa, Kosovës iu kishte privuar nga e drejta njerëzore cdo gjë, përvec ajrit…..dhe prap, heshtje, askush nuk bëzën!

HOTI

Ma kujtuat djalin tim Andinin, më ka ndodhur në Lublanë, në vitin 1991…Isha i detyruar që të ndahesha me të……më detyruan në fakt…gati sa nuk u verbova…më bllokoi kokën sheqeri në gjak……habitshëm, nuk isha i vetëdijshëm për këtë gjë…..e ngisja veturën dhe nuk po dalloja shumë gjëra përgjatë rrugës, duke menduar se ishte mjegull…Në mëngjes, duhej të përgatisja një shkrim, që kisha premtuar, ta lexoja në simpoziumin shkencor ”Shqiptarët dhe Europa, dje sot dhe nesër” por, nuk i dalloja dot shkronjat madje dhe me syze të trasha…..pas kontrollës, mjeku me tone qortuese, më tha: paskeni pase ngarkese te madhe…

Po, kam, si skam, kam ngarkesë; ”Më ndodhi me Presidentin Bush, nuk po kuptohesha me të, ngaqë ma mori djalin dhe po ma mbante peng!?

Peng po ma mbante djalin!

Rrugës kuptova që, mund të ishte Gorbaçovi, ai që po ma mbante peng Andinin”!?

Është temë e madhe kjo që kërkon gjithmonë një kurban…(pauzë) ma keni thënë në njërën nga letrat…europa do ta na mbaj për kurban derisa të mos tallemi me veten…për këtë jam i vetëdijshëm…….Ka kohë që nuk i takoj fëmijët e mi ngase më kanë kushtëzuar që të flas me ta në gjuhën serbe……..por, nuk pres që ti dhimbsem dikujt nga këta, përveç familjes sime dhe popullit……Shpeshherë në këto situata, i marr shembull amerikanët…..ata i mbajnë flamujt e shtetit të tyre brez pas brezi mbi dyert e shtëpive, jo pse detyrohen…..ndjejnë detyrim ndaj shtetit të tyre…..ndërsa, këta të heshturit, për cilët po llafosemi ne, ata mund të tallen me veten nga padituria, nga fukarallëku dhe nga naiviteti i tyre…. por, me popullin nuk do të mund tallen, nuk do të tallen……(muzikë) Platonin e kam mik….por të vërtetën e kam më të shtrenjtë.  (ngelet ulur në krevat, ose i shtrirë në krevat mbi libra)

Tavolina ikën lartë, qëndron në ajër, skena sillet, Kadare zhduket.

 Hoti ngelet brenda krevatit si fëmijë, i trishtuar, i frikësuar për të birin.

futet Hetuesi. Rrobat ja vë mbi krevat, briskun më vonë, e shikon ambientin e cakorduar, ndreq platformat hetuesi, krijon formë të kryqit!

HETUESI

Profesor!

Rregullon grilat,

HETUESI

Ta solla zhiletë të re!?

(kadare qëndron në krevat, i lodhur)

HOTI

Faleminderit! (me sy në zhiletë)

HETUESI

Të solla dhe rroba të reja ngaqë sot keni mysafir!

HOTI

(Ngjallet)

Kush ka ardhë!?

HETUESI

Familja!

HOTI

Familja është term i gjerë!?

HETUESI

Lëri përrallat…Motra me dhëndrrin po të presin poshtë!

Hoti merr rrobat, ua ndjen erën fillimisht, Hetuesi ndërhynë,

HETUESI

Do të ndihmoj!?

HOTI

Jo, jo. përgatitem vet. (i vjen njëfar force, një muzikë në sfond)

HETUESI

Si ja bënë me pasqyrën, profesor!?

HOTI

Përse duhet ta mendoj pasqyrën kur nuk e kam!?

Hoti vishet.

HETUESI

Ja, po ta sjelli pasqyrën!

(Hetuesi me telekomandë e lëshon pasqyrën nga lartë, Hoti ngelet i befasuar para pasqyrës gjersa shikon vetveten, muzika në sfond)

HETUESI

Profesor, ju rregullat i dini. Bisedën me familjarët duhet ta bëni në gjuhë zyrtare!?

HOTI

Por ua kam thënë sa e sa herë që me familjar dua të bisedoj në shqip……përse nuk e angazhoni ndonjë përkthyes që ta kuptoni rrjedhën e bisedës!?

HETUESI

E pamundur!

Heshtje, Hoti ngelet pa fjalë, duke e shikuar veten në pasqyrë.

HETUESI

Si do ja bësh…po të lë të mendosh!?

HOTI

(Ngelet në dielma me vetveten para pasqyrës)

Le të shkojnë në shtëpi…

HETUESI

9Hetuesi kthehet) Okej

Monolog

HOTI

 (niset rrotativa sillet, hynë muzika, spaske pasë një pikë mëshirë, mbraon rrotativa. Niset drejt derës prapa. Kthehet!!!

kthehet Hoti në skenë i zemëruar, i indinjuar dhe i acaruar, por disi përmbahet,

(ashpër) Le të shkojnë, nuk pranoj që të flas në gjuhën serbe!  

Përmbahet, e fsheh mërzinë gjersa shikohet në pasqyrë, Hetuesi i del nga pas. E investigon që nga maja e këmbëve deri në kokë.  

HETUESI

Sa kohë ke pa u parë në pasqyrë, profesor!?

HOTI

Më duhet ta kujtoj!

HETUESI

Ke ndryshuar në pamje shumë!?

HOTI

Se di, që nga 81 – ita nëpër burgje, tani jemi në 97 – tën…..përfshirë edhe vitet e ”ostracizimit” në Krushën e madhe…..nuk më duket se kam ndryshuar shumë…..(për floka) këto janë thinja intelektuale (prek mjekrrën)!

HETUESI

Do të bësh rroje……(Hetuesi luan me brisk, krijon presion) ta mbaj pasqyrën unë!?

HOTI

Nuk jam mësuar të ma mbaj pasqyrën askush!

HETUESI

Lëri përrallat!

Nuk u krijua bota vetem per shkrimtarët dhe filozofët….”majku mu jebem”!? Edhe unë shikoj televizor me gruan time, lexoj gazeta, flasim, debatojmë…që ta dish, e kam shtatëzënë gruan!

HOTI

Vërtetë është shtatëzënë!?

HETUESI

Po…përse habitesh!?

Heshtje, muzikë në sfond

HOTI

Është proces i mirë shtatëzania!

HETUESI

Por do të abortoj!!??

HOTI

Përseee (habitore)!?

HETUESI

Nuk e di! (luan me brisk) shkaktari kryesor mund të jet pakënaqësia me mua… nuk e përjashtoj dhe situatën e rënduar, luftën sidomos….edhe punën e ka të komplikuar!

HOTI

Cfar punon!?

HETUESI

Është spikere lajmesh…..këto muajt e fundit ka pasë shumë presion nga pamjet e trishta, të fëmijëve të vrarë, sidomos..……(muzikë në sfond). Të trazova shpirtërisht. Kërkoj falje.

Heshtje

HETUESI

Do të ta mbaj pasqyrën!?

HOTI

(prerazi kundërshton) Jo. nuk jam mësuar të ma mbaj pasqyrën askush…….ma përmbysë dhomën vazhdimisht dhe me pas kekron falje….më torturon c’njerëzisht, më pas vjen dhe kërkon pajtesë…..Mi hedh me grusht kryp bukës, që të ma shtosh etjen për ujë….me pas kerkon falje…më sjell zhileta të thyera që të ma shkatërrosh fytyrën….!!!

HETUESI

Fiks!

HOTI

Më detyron që të mbath qorape të lagura që të më qelben këmbët!

HETUESI

E vërtetë!

HOTI

Mi heq shtresat e brendshme t’këpucëve, që ta ndjej dhembjen e thumbave thellë në thembër!!

Mi ndezë me qibrit gishtat e këmbëve ……më detyron t’mbathi këpucë t’vogla që t’mi zvogëloni këmbët…….(muzikë, tension) Unë vitet nuk i menaxhoj dot, por mendjen, gjuhën dhe këmbët nuk pranoj të mi zvogëloj askush!

HETUESI

Kam takuar njerëz parimor si puna jote edhe herë tjera…Mirëpo, duke e ditur që në burg ska parime….ata janë përshtatur mrekullisht me rregullat tona, dhe, ja kanë dalur për së mbari…..tashmë janë të lirë dhe bëjnë pallën e sefasë me gratë e tyre!

Ndërsa, ti më pëlqen më shumë, fakti që, ke guxim dhe nuk i nënshtrohesh askujt…..por është tepër e cuditshme…..të sakrifikohet familja për ideale…..nuk kam përjetuar dicka të ngjashme……është kulmi i të gjithës…..bravooo, bravooo….bravooo, bravoooo!

Hetuesi, e godet me seter…del përtej rrotativës…Hoti i vetmuar, duke medituar, i mërzitur dhe në dilema.

HOTI

Më duket që më ka zënë mallkimi i babait, nëse mund të quhet mallkim!

KADARE

N’ckuptim vjen ky mallkim!? (qëndron në dritare, si hije që bëhet e vërtetë)

HOTI

Ngaqë u bëra diplomat pa dashjen e tij….shkela mbi parimet e heshtjes së tij…ai ishte parimor, i durueshëm…e vrisje, por nuk e thoshte fjalën e fundit, asnjëherë….Më ka ndjekur gjithmonë pasqyra e tij!

KADARE

(shfaqet në dritaren tjetër) A të kujton ndonjë gjë të mirë, babai?

HOTI

Radion e parë ai e ka sjellë në fshat….fqinjët, vinin nga të gjitha rrethet, që të dëgjonin radio Kukësin….ishte përparimtar…se mohoj..ua mësonte shkrim-leximin fshatarëve….(vizaton hekurudhat)

Punonte në hekurudha por ishte asmatik….e ndjente erën e keqe më tepër se c’duhej,  sidomos erën e ndryshkyt që po shtrihej në binarët e rajonit ballkanik….andaj, nuk ka dashur që ti futesha politikës!

KADARE

(prap në dritaren tjetër)

E shikon që të vetmit shqiptarët kanë mbetur jetim – si fëmijë të paligjshëm, në portat e Europës, duke i bërë himne asaj, herë duke e mallkuar në këngë, e herë duke e lavdëruar në këngë dhe me fjalime të fryra, por asnjëra as tjetra, nuk është duke e lejuar që të hyj brenda!

HOTI

(Shkon te dritarja) Nuk pajtoj…shqiptarët nuk kanë nevojë për nënë artificiale.Nuk shkojmë nëse s’na duan…të ta them troç, në mos tjetër, për kurban do t’ju duhemi prap…flas në terma gjeostrategjik…do ju duhet ajo trohë toke dhe ai trohë popull! (i humb Kadareja nga dritarja)

KADARE

(Futet në mes të skenës) Cfar është gjithë kjo modesti….Ke qenë profesor universitar….politikan i matur….ke udhëhequr politikat ndërkombëtare të Kosovës në kohën e ish Jugosllavisë…..ish ministër i jashtëm i Krahinës autonome të Kosovës……i shquar për orientime properëndimore, dhe proatlantike…..publicist i njohur…..i specializuar në Harvard të SHBA – së, në shkencat politike……autor librash, intelektual i rryer….i zëshëm politikisht, i denuar për kthesën e madhe historike të 8 1-ës, ….i liruar, i izoluar, prap denuar në lidhje me cështjen e unikombit shqiptar…Ore, keni dritare në dhomë, a depërton dielli!?

HOTI

Në të gjitha burgjet kam gjetur të vizatuar në mure diellin (e vizaton diellin si fëmijë)…shqiptarët lënë shenjat e diellit dhe të dashurisë që kanë për vendin e tyre, kudo…frymëzohem shumë…i ndjejnë ato që shkruajnë..më fascinojnë, ka shumë bujë imagjinative në vargjet e tyre…komunikoj me këta njerëz, vazhdimisht…janë me qindra e mijëra që mund të kenë parakaluar në këto pavione ….në shkrimet e tyre e kuptoj forcën, optimizmin, dhe dashurinë e madhe që kanë për shtëpinë e tyre…..(Kadare bënë analizë vizatimeve të Hotit)

janë të vërtetë, më mbanë pezull e vërteta e tyre…i lexoj qindra herë….cuditërisht, cdo herë zbuloj gjëra të reja brenda figurës dhe simbolikës që shprehin…..kanë përmbajtje, metaforë…vizatojnë bukur…pa vetëdije mbase e projektojnë të ardhmen e atdheut…janë tmerrësisht origjinal…..kanë shumë thellësi në strukturë….ka dhe fjalë banale që i thurin adapt për sjelljet e poshtra të gardianëve….Për fatin tim të mirë, këta nuk e dinë, por unë jetoj me këta njerëz…do ti mbulonin me gëlqere po ta dinin. I mora këta shembuj që ta kundërshtoj frikën tuaj në relacion me derën e Europës…..Këto mesazhe të gërryera, me thonjë, ka për të ardhur dita, që këtij rrebelizmi, europa do të detyrohet që t’ia hapi dyert!  

Sillet skena.

KADARE

(Me sy në krevat ku mban letërsinë) Të lejojnë letërsi në dhomë!?

HOTI

Po…këto ditë erdhi Natasha Kandiç, Drejtore e Fondit për të Drejtat Humanitare nga Beogradi….Ishte nga ato damat me trup të vogël por me vullnet të çelikt…Erdhi me një zonjushë, shqiptare nga Prishtina, Nora Ahmeti quhej, që merrej me hulumtimin e çështjeve të tilla në Kosovë…përvec kënaqësisë që pata me to në bisedë rreth një orëshe, më sollën dhe libra për të cilat u gëzova jashtëzakonisht shumë!

KADARE

(Hetuesi e maltreton, lojë fëmijësh, se lejon të shkoj tek Kadare)

Si është e mundur të lejojnë një humaniste serbe të kujdeset për ju….dhe nuk lejojnë të flasësh me familjen tënde në gjuhën tënde..cfar është kjo lojë e ndyrë e tyre!?

Serbia ka për të mbajtur përgjegjësi kolektive…ata janë në stadin më të lartë të kafshërisë në kuptimin biologjik….agresiviteti i errët i tyre është përgatitur mijëra vjet përpara, i gërshetuar me të këqijat mitologjike, ekonomike, nostalgjike…

Këta janë stalinist të përzier me nacionalizëm dhe fashizëm…Janë më të këqinjë se racizmi ngaqë vijnë nga kompleksi i racizmit të lindur, janë komunist fshatarak, mentalitet primitiv, nostalgjik të komunizmit rus dhe kinez, të majtës ekstreme, fashist primitiv janë, që mendojnë se bota duhet të sillet rreth boshtit të krishterimit.

Natyra e llojit të tyre njerëzor do interpretim psikologjik, sociologjik, filozofik, fakti që kanë prirje të fshehtë kriminale…këta gëzohen kur bëjnë krime, ka shumë të tillë që ushqejnë gjenocidin, s’janë të gjithë, të kuptohemi, por raca e tyre, janë faktor gjenetik, që lidhet me teorinë e racës

Hetuesi i indinjuar

HETUESI

Profesor, do ta vështirësojnë situatën letrat e shkrimtarit!

(e fut në qeli)

HOTI

Ma kujtoni protagonistin e Markezit ”100 vjet vetmi”. personazhi i tij merret me zbulimin e të zbuluarës.

HETUESI

……më duket se t’ka marr malli që  t’ju japësh leksione filozofike studentëve….…(imiton profesorin, mban libra nën sqetull, i sillet rrotull qelisë,

Ofron krevatin pran qelisë, vendoset mbi krevat hap librin, provon të lexoj, nuk i shkon, ja hedhë profesorit brenda)

e paramendoj se si të kanë dëgjuar me vëmendje…..(pauzë)

Për fatin tënd të keq, nuk je në katedër…..nuk mund ta shndërrosh në bibliotekë universitare burgun e Nishit, profesor!!! (bartë libra ia vë para duarsh) S’mundesh…je në burg të Nishit……….(libër i vendos para duarsh) Nuk të veçojnë nga të burgosurit e tjerë librat…nnncncnnccncn…jooo, jo, joooo…(prap libër) këtu je i barabart me një hajn apo me një vrasës ordiner…..këtu ska ndjenja, ska mëshirë…..këtu nuk ka njerëz….nuk ka njerëz…..(librin e fundit)!!!!

Unë njeriun e mbylli në dry me gjësende personale në dollapnë hyrje të dera!

Kur mbaroj orarin, e liroj atë njeriun që ti po e kërkon vazhdimisht në libra dhe shkoj në shtëpi të gruaja ime me qëllim që të kënaqem, por nuk kënaqem…nuk kënaqem, majku mu jebem, s’knaqem!!!

(I acaruar) Unë e di që je konfrontues dhe luftarak…luftom…nxirre luanin nga barku…nxirre profesor, nxirreee, cfar po pret.…pështymë në fytyrë…(e pshtynë Hotin) bëje, bëje, bëjeeeee!

HOTI

(i lëshon librat Hoti demostrativisht)

Më kujtuat një burrë diku në një fshat, që mundohej t’ia rregullonte dritat traktorit për të ndricuar një varr, por nuk dihej se për kë ishte hapur varri….Tortura të jep mundësi për tu argëtuar…ama, të shkatërron po se munde kundërshtarin!

HETUESI

definitivisht je cmendur, je cmendur!

(Hetuesi largohet, Hoti ngelet me sy në një miligonë në tokë brenda grilave, ulet e merr në dorë milingonën. Kadare i shfaqet mistershëm nga pas, rrotull grilave

KADARE

Situata yte përkon me shkrimtarin e shquar jugosllav, Ivo Andricin, që pati propozuar zhdukjen e Shqipërisë.

HOTI

(Mban milingonën në dorë, e trajton si njeri)  Në thelb, këta (milingonës) i pengon identiteti i ilirëve…..këtu është esenca e të gjithës…këta janë ziliqar, janë inatcor, krenar përtej kufijve të arsyes….Dëshira e tyre është që të kishin prejardhje ilire…madje, thellë-thellë, krenohen me përkatësinë sllave…t’njëjtën kohë, mundohen të argumentojnë se kanë prejardhje ilire (e lëshon në tokë, milingonën)

Por këto gjëra janë të verifikuara nga arkeologjia, nga historiografia dhe nga shkencat tjera përcjellëse….etnologjia, etnografia,

E kuptoni ju që këtyre nuk ju pëlqen që kemi lindur në ballkan…andaj, e kanë zgjedhur metodën e luftës speciale, duke e c’ekuilibruar historinë dhe duke i shkalluar mendërisht njerëzit me kredibilitet, që të eliminojnë përgjithmonë mendimin shkencor e publik….shto kësaj gjelle filozofike torturat, përndjekjet, masakrimet, shfarosjet, gjenocidin….me qëllim që ta vjedhin në tërësi, primatin e historisë sonë!

KADAREJA
Ju me të drejtë po flisni për një ringritje morale

por ju duhet ta kuptoni që bota shqiptare sot, është çoroditur më shumë se kurrnuk ka normalitet……është zbehur kombi…madje, është në pikën më kritike, moralisht…..Ju jeni arkaik për ta…këto tema janë të vjetra në mëndjet e tyre…dukuri jashtë mode, dinozaur!

HOTI

Jo, jo..nuk pajtoj…thirrjet e vjetra të diplomatit rus Nikollai Hartvig, që i thoshte Nikolla Pashiqit,

”shqiptarët nuk janë popull, por vetëm fise, të përshtatshme për asimilim”.

nuk janë temë e vjetër…përkundrazi, ato janë me aktuale se kurr!

Të tregova për shqiptarin e Pargës…..Ka me qindra e mijëra të asimiluar….kurr nuk kam dëgjuar të asimilohen në shqiptar, të tjerët!

KADARE

A nuk është koha për një strategji të përbashkët kombëtare e krijuar nga një brez i ri politikanësh që do të mbronin filozofinë e qenies së tyre kombëtare!?

HOTI

Në gjykimin tim unifikimi brenda shqiptar nuk e ndryshon në esencë interesin e mendimit publik, të fuqive të mëdha sidomos…

Britanikët dikur mendonin se ”Pax Britanika” – dmth; Kërkimi i paqes, vendoset me imponim!!!!

KADARE

Ah. Kam takuar politikan me çanta në duar që hipin e zbresin nga avionët…në bindjet e mia ata janë primitiv fetar, kur hapet tema e shqiptarëve….Përse 8 milion shqiptar, (e shkruan shifrën në pasqyrë) qenkan të rrezikshëm nëse planifikojnë të jetojnë brenda një territori dhe nuk qenkan të rrezikshëm për europën dhe botën 80 milion gjerman…..apo 160 milion rusë nuk qenkan fare të rrezikshëm për perëndimin…..ose 200 milion kinez…..madje, këto dy të fundit, posedojnë dhe bombat atomike!!!!

(pauzë) Përse po u dashka që ti jipen Serbisë xhuxhe 2 milion shqiptar…në emër të ç’kasë!?

HOTI

Nuk është aq e thjeshtë….

…Duke ju referuar fakteve historike – në mes të dy luftërave botërore, 240 mijë njerëz u detyruan që ti lënë shtëpitë e tyre….pas luftës së dytë lan tokën e tyre edhe 600 mijë të tjerë…..shto kësaj tragjedie edhe 600 mijë kosovar të kohës së sotme që kanë dal në botë…..ndërsa për listën e të vrarëve shkenca dëshmon se janë rreth 40 mijë shqiptar..…Madje, është e konstatuar që territori shqiptar, në kongresin e Berlinit, në vitin 1878….nga 115 mijë km2, sa kishte, e ngushtuan….e tkurrën…e rrudhën, në 65 mijë, km2….Më vonë, në konferencën e Londrës, më 1912-13 u krijua shteti shqiptar por në sipërfaqe prej 28 mijë km2…..per te cilin po me mbajne ketu!?

KADARE

Mbi 800 botime ka nxjerr propaganda serbe mbi luftën e shejtë dhe mitin për Kosovën….

Tani që flasim, po ndodhin masakra të pa para në sytë e europës, dhe prap duan ta relativizojnë situatën me dialog…Shto këtu preferencat e tyre në relacion me shtete si ne, që pretedojmë europën por që në sytë e tyre, karakteri i përzier fetar është bërë muranë e fort!

HOTI

Kontinentet nuk jana ta ndara sipas përkatësisë religjioze.

Europa, nuk u takon vetëm të Krishterëve…kam diku një raport ndërkombëtar: ”Unfinished Peace” quhet, ”Paqe e pa përfunduar” –  qe ma solli Natasha Kandiçi..…(me raport në dorë) Autorët e raportit e mohojnë që ”përkatësia religjioze ka pasë ndonjë rol në zhagitjen e intervenimit ndërkombëtar, në rastin e Srebrenicës, në Bosne”!!!

Riçard Hollbruk, në ”Nasha borba“ thoshte: ”Nuk do të kishte ngjarë Srebrenica po të ishte fjala për një popullsi t’krishtere”!

Ka 150 vite që serbët manovrojnë nën tutelën e interesave ruse në ballkan dhe të interesave të tyre imperiale, në kurriz të shqiptarëve. 

Përkundër të gjithave…..(ndalon në një pikë, karshi Kadaresë)  gjithnjë e mendoj atë proverbin e famshëm mbi ”fitoren e Pirros”, në front me imperatorinë Otomane…..me theks të veçant, Skenderbeun që e ”lindën osmalinjtë”, për të bërë luftë guerile ndaj tyre për 25 vite….për të cilën, Kisha Europiane, e ka emëruar me urdhërin: ”Kalorës të Krishtit”!

KADARE

Jeni optimist don të thuash!?

HOTI

Jam…jam, patjetër që jam…jamShqipërinë e kam shikuar gjithnjë në kontekst të ngjarjeve që janë zhvilluar mes dy Gjermanive……Përtej të gjithave…rënja e murit të Berlinit dhe dalja e ushtrisë clirimtare në mbrojtje të popullit shqiptar, kanë qenë shkarkesë e madhe psikologjike për mua……..(pauzë) ….……Për fatin tim, në Shqipëri, skam qenë ndonjëherë…..(muzikë e melankolike) ndonëse, u linda në afërsi të kufirit……..Më mungojnë shumë njerëzit e atij vendi..…muzika më mungon shumë..(futet një këngë, cou more rexho)

KADARE

Do të shembet muri!?

Ngritet (kulla) muri lartë, platforma lartë lëkundet, muret e burgut marrin gradualisht formë tjetër, ndërron gjithë skena, ndryshojnë pamjet, lartë, poshtë, gjërat marrin formë tjetër. Hoti ngelet i vetëm në skenë…Kadareja zhduket.

HETUESI

(futet hetuesi) Profesor, sot po ju lirojmë!

HOTI

Por sot është e diele….ku po më çoni!?

HETUESI

Në shtëpi!

Mëdyshje, dyshime, pasiguri

HETUESI

Përse nuk po gëzohesh, profesor!?

(Hoti i heshtur nuk lëvizë vendit. hetuesi duke e shikuar me habi)

HOTI

Të burgosurit zakonisht i lëshojnë gjatë ditëve të punës!?

HETUESI

Në burg ska rregulla, të kam thënë që duhet përshtatur…ditë pune është e diela për ne!

HOTI

Më lërë pak kohë sa ti bëjë gati librat!

HETUESI

Dakord (largohet hetuesi)

Derisa përgatitë librat, dëgjon zërin e Kadaresë në off. që thotë:

KADARE

Do të shembet muri!?

Lëshohen zarfet në tokë, Hoti ecën përmes tyre,

Në off. Dëgjohet që raportiret një pushkë, që nënkupton se do ta pushkatojnë. Hoti, me një grumbull librash para duarsh niset.  Me të dal nga skena, dëgjohet raportimi i armës, efekt, ndërsa efekti muzikor i fuqishëm e mbulon krismën së bashku me jehun e një kënge me motive lirie që përkon me ardhjen e lirisë.  

Spread the love