Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nisi turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, duke bërë ndalesën e parë në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Si i zoti i shtëpisë, kryeministri Rama priti në hyrje të Kryeministrisë zyrtaren e lartë të BE-së.
Në ndër të saj, është zhvilluar një ceremoni zyrtare, ndërsa nën ritmin e himnit kombëtar, Ursula von der Leyen i është uruar mirëseardhje. Vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp, që do të mbahet në orën 11:15 në ambientet e Kryeministrisë.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian, duke shënuar një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit.
Jam e lumtur që po e filloj turneun tim vjetor në Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Me një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit. Ne jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të rrugës.
“Jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të këtij rrugëtimi,” tha von der Leyen me anë të një postimi në X pas takimit me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Von der Leyen, do të vizitojë Kosovën të mërkurën, më 15 tetor, në kuadër të një turneu nëpër të gjitha gjashtë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Do të jetë kjo vizita e saj e parë në rajon në mandatin e dytë në krye të Komisionit Evropian. Ajo ishte në Kosovë edhe para një viti, më saktësisht më 24 tetor, në fund të mandatit të saj të parë. Por që atëherë dihej se ajo do të jetë në krye të Komisionit Evropian edhe për një mandat të ri pesëvjeçar.
