• E premte, 10 Prill, 2026

Pse Trumpi anuloi takimin e planifikuar me Vladimir Putinin, në Budapest?

EA
Tetor23/ 2025

Menjëherë pas njoftimit për sanksionet, presidenti Trump konfirmoi se ka anuluar takimin e planifikuar me homologun rus, Vladimir Putin, në Budapest. “E anulova takimin me presidentin Putin. Nuk më dukej se ishte momenti i duhur dhe as se do të arrinim ndonjë rezultat konkret. Prandaj vendosa ta anuloj,” u shpreh Trump.

Vendimi vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kishte paralajmëruar prej javësh mundësinë e vendosjes së masave ndëshkuese ndaj Rusisë, por kishte hezituar ta bënte këtë deri më tani, raportoi CNN.

“Tani është koha për të ndalur vrasjet dhe për të arritur një armëpushim të menjëhershëm,” deklaroi Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, teksa njoftoi për sanksionet.

“Duke pasur parasysh refuzimin e presidentit Putin për t’i dhënë fund kësaj lufte të pakuptimtë, Departamenti i Thesarit po ndërmerr masa ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, të cilat financojnë makinën e luftës së Kremlinit,” shtoi ai.

Menjëherë pas njoftimit për sanksionet, presidenti Trump konfirmoi se ka anuluar takimin e planifikuar me homologun rus, Vladimir Putin, në Budapest.

“E anulova takimin me presidentin Putin. Nuk më dukej se ishte momenti i duhur dhe as se do të arrinim ndonjë rezultat konkret. Prandaj vendosa ta anuloj,” u shpreh Trump.

Spread the love