• E premte, 23 Janar, 2026

Ragmi Mustafi bashkë me djalin e tij i fshinë grafitet me emrin e Ratko Mladiqit në qendër të Bujanocit

EA
Shtator07/ 2025

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka fshirë grafitet me emrin e Rtko Mladiqit, të bëra në qendër të Bujanocit.

Mustafi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se grafitet i ka shkyer bashkë me djalin e tij , shkruan Reporteri.net.

“Nuk munda ta shikoj i heshtur. Në qendër të Bujanocit, aty ku kalojnë fëmijët tanë, ishte shkruar me të kuqe emri i kriminelit luftës që urdhëroi masakrën e Srebrenicës – “РАТКО МЛАДИЋ” me simbolet nacionaliste me katër “C” Institucionet heshtën. Policia heshti. Edhe ata që flasin për “multietnicitet” – heshtën. Unë nuk munda. Shkova bashkë me djalin tim Lisarin dhe e fshiva publikisht”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Nuk munda ta shikoj i heshtur. Në qendër të Bujanocit, aty ku kalojnë fëmijët tanë, ishte shkruar me të kuqe emri i kriminelit luftës që urdhëroi masakrën e Srebrenicës- ” РАТКО МЛАДИЋ” me simbolet nacionaliste me katër “C”
Institucionet heshtën. Policia heshti. Edhe ata që flasin për “multietnicitet” – heshtën.

Unë nuk munda. Shkova bashkë me djalin tim Lisarin dhe e fshiva publikisht.

Jo për vete. Për fëmijët e këtij qyteti. Për ata që u vranë. Për ata që ende kanë nevojë për drejtësi. Për ata që nuk guxojnë më të flasin, por që nuk janë pajtuar kurrë.

Fshim një emër. Por edhe një turp.

Spread the love