• E mërkurë, 11 Mars, 2026

Rrahje në grup në Kumanovë

EA
Gusht14/ 2025

Policia e Kumanovës ka ndaluar pesë persona të moshës 19 deri në 32 vjeç , të përfahirë në rrahje në “Garnizon” të Kumanovës, njoftoi sot SP i Kumanovës.

“Sot në orën 00:10, oficerët e SP të Kumanovës arrestuan R.A. (26), H.R. (21), Z.E. (22), A.R. (32) dhe Sh.Sh. (19), të gjithë nga Kumanova, sepse sulmuan fizikisht disa persona dhe dëmtuan inventarin në një objekt ushqimor në rrugën “Goce Delçev” në Kumanovë”, njoftoi policia.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse.

Spread the love