Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka hapur aplikimet për të gjithë artistët që duan të marrin pjesë në Festivalin e nëntorit 2025, i cili zhvillohet për të tretin vit radhazi.
RTK iu bën thirrje të gjithë artistëve të muzikës në hapësirën shqiptare të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.
Festivali i Këngës në RTK, edicioni i tretë starton së shpejti, teksa është hapur zyrtarisht gara për të marrë pjesë në këtë eveniment muzikor që bashkon artistët më të mirë të të gjitha trevave shqiptare.
Nëse ke një këngë që frymon art dhe nëse dëshiron që fjalët që shkruan të dëgjohen, kjo thirrje është për ty. Mund të aplikoni përmes faqes zyrtare të RTK-së duke ndjekur hapat.
Afati i fundit për aplikim është data 31 gusht. Muzika është gjuha që na bashkon, bëhu pjesë e saj, bëhu pjesë e festivalit në RTK.
