Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se partnerët tregtarë të Rusisë përballen me tarifa prej afërsisht 100% nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje me Ukrainën brenda 50 ditësh.
Trump dha ultimatumin gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë.
Ai kërcënoi Rusinë me një luftë tregtare.
“Do të vendosim tarifa shumë të ashpra nëse nuk kemi një marrëveshje brenda 50 ditësh”, tha Trump.
“Unë e përdor tregtinë për shumë gjëra. Por, është shumë e mirë për zgjidhjen e luftërave”, tha ai.
I dërguari special i SHBA-së, Keith Kellogg, mbërriti sot në Kiev për bisedime me udhëheqësit ukrainas, mes sinjaleve se mbështetja e Uashingtonit për Ukrainën po forcohet.
