• E mërkurë, 11 Mars, 2026

Shkup, historianët shqiptarë nderuan ideatorët e çlirimit të Shkupit para 113 viteve

EA
Gusht12/ 2025

Asani: Sot, kur horizontet e kombit përballen me erëra të forta, ky vend na kujton se fuqia e së ardhmes qëndron te bashkimi i vizionit dhe guximit, ashtu siç Hasan Prishtina dhe Isa Boletini bashkuan mendjen dhe zemrën për lirinë.

Në 113 vjetorin e çlirimit të Shkup, sot (12 gusht) një grup historianësh shqiptarë, të prirë nga Prof.dr. Skender Asani,  përkujtuan këtë ngjarje të rëndësishme historike duke vendosur lule të freskëta pranë shtatoreve të Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit. Me këtë rast, Prof. Asani, ka shkruar edhe një status:
“Në 113-vjetorin e çlirimit të Shkupit, u përkulëm me nderim para monumenteve të Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit, aty ku gurët e këtij qyteti ende ruajnë gjurmët e hapave të tyre. Me duar që mbanin lule të freskëta, i vendosëm mbi themelet e kujtesës, si të donim t’i lidhim edhe një herë këto dy figura me frymën e Shkupit të historisë. Hasan Prishtina mendja e kthjellët që ia dha drejtim ëndrrës kombëtare dhe Isa Boletini zemra e pathyeshme që e bëri atë të rrahë më fort janë dy rrezet që e ndriçojnë ende këtë qytet të kryqëzimeve gjeopolitike. Në Shkup, ku dikur u endën intrigat dhe aleancat e mëdha, ku gurët dëshmuan edhe fitoren edhe dhimbjen, prania e tyre është kujtesa se ky qytet nuk është vetëm skenë e historisë, por edhe tempull i unitetit. Sot, kur horizontet e kombit përballen me erëra të forta, ky vend na kujton se fuqia e së ardhmes qëndron te bashkimi i vizionit dhe guximit, ashtu siç Hasan Prishtina dhe Isa Boletini bashkuan mendjen dhe zemrën për lirinë. Para tyre, në këtë qytet simbol, homazhi ynë nuk ishte thjesht një akt solemn, por një premtim që Shkupi do të mbetet gjithmonë vendi ku kujtesa bëhet frymëzim dhe historia bëhet forcë.”

Video:

https://www.facebook.com/1362610599/videos/pcb.10238384208088359/1472458677101444

https://www.facebook.com/1362610599/videos/pcb.10238384208088359/4145805875739057

Foto:



Spread the love