• E hënë, 25 Maj, 2026

Shqipëria gjunjëzon Serbinë në Leskoc me rezultat 1:0 

EA
Tetor11/ 2025

Shqipëria ka importuar tre pikë më të mëdha në histori.  Shqiptarët gjunjëzon Serbinë në midis Leskocit me rezultat 1:0 në kuadër të ndeshjes së Grupit K të Kampionatit Botëror në futboll.

“Shqipëria trondit Serbinë në mes të Leskovcit! Shqiponja dykrenare zemëron tifozët serbë”, shkruan media kroate “24 sata:.

“Sulmuesi shqiptar (Rei Manaj) festoi golin e tij duke treguar simbolin e shqiponjës dykrenare me duar, gjë që tifozëve vendas nuk u pëlqeu aspak”, shkruan më tej portali kroat.

Me këtë fitore, skuadra e Silvinjos forcon pozitën e saj në vendin e dytë të grupit, duke u afruar më shumë me zonën e “play off”-it.

Shqipëria shkon në kuotën e 11 pikëve, katër më shumë se Serbia. Ndeshja e radhës do të jetë miqësorja ndaj Jordanisë më 15 tetor në “Air Albania”, përpara sfidës në transfertë kundër Andorrës.
Pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 1–0, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka shprehur emocionet dhe krenarinë e madhe për këtë arritje të Kombëtares kuqezi.

Në një postim emocionues, Duka shkroi: “Emocione pafund… një fitore e merituar, e shumëpritur dhe e ndjerë në çdo zemër shqiptari ❤️ Kjo nuk është thjesht një ndeshje — është historia që shkruan një komb, është besimi që kthehet në realitet. ????????

Fjalët sot janë të vogla përballë krenarisë që ndjejmë.

Ëndrra për Botëror vazhdon… ????????”

Mediat serbe e kanë përshkruar këtë ngjaje, si humbjen më të madhe në histori disfatën përballë skuadrës shqiptare të Silvinjos në Leskoc.

“Serbia pëson një nga humbjet më të rënda në histori: Piksi, ka ardhur koha! Shqipëria festoi në Leskoc dhe i eliminoi “Shqiponjat” nga Botërori.”, shkruan Kurir.

Ndërkohë, Blic shkruan; “Tragjedi dhe fundi i “idesë” së Piksit: Shqipëria në Leskovac i shoi Serbisë ëndrrat për Botërorin!”. Sakaq, B92 shkruan se kjo humbje dhemb vërtetë.

“Humbje që dhemb vërtetë: Shqipëria në Leskovac e largoi Serbinë nga Botërori.”, thuhet në artikull.

Humbja përballë Shqipërisë duket se i ka dhënë fund eksperiencës së Dragan Stojkoviç në pankinën e Serbisë dhe ky mund të jetë rasti unik kur dorëheqja e teknikut ka ndodhur praktikisht LIVE gjatë ndeshjes.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, me Shqipërinë në avantazh, nga tribunat nisën thirrjet “Piksi largohu”, drejtuar trajnerit të Serbisë.

Dhe sipas mediave serbe, në ato momente, trajneri Stojkoviç u çua në këmbë.

Ai bëri një përshëndetje nga tribuna ku nisi thirrja drejt tij dhe pastaj u zhyt në pankinë për të mos u çuar më në këmbë. Në minuta e fundit të ndeshjes, ekipin e drejtoi zëvendëstrajneri Bata Zhivkoviç i cili jepte udhëzimet në fundin e sfidës deri në vërshëllimën përfundimtare.

Sipas mediave serbe, ky është mesazhi i qartë i lamtumirës së trajnerit serb nga pankina./GazetaFAKTI


Spread the love