“Po shqyrtohet mundësia, që gjobat të shtyhen me afat deri në fillim të shkurtit (1 shkurt). Ndoshta do të vazhdojmë edhe plus një muaj, me qëllim që të sigurohemi nëse qytetarët janë njoftuar mire me rregulat e reja”, ka thënë ministri Punëve të Brenndshme, Pançe Toshkovski.
Sistemi SAFE CITY, i cili gradualisht po zbatohet në disa qytete të vendit, ka për qëllim të përmirësojë sigurinë në trafik dhe të ulë numrin e aksidenteve përmes regjistrimit dhe ndëshkimit automatik të shkeljeve.
Përmes një rrjeti kamerash të mençura dhe softueri për njohjen e shkeljeve, SAFE CITY do të regjistrojë shkeljet e rregullave të trafikut pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë të policisë. Gjobat do të vendosen automatikisht bazuar në targat e automjeteve dhe provat vizuale.
Sistemi do të ndëshkojë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, kalimin në dritën e kuqe dhe mosrespektimin e sinjalizimit të dritave dhe të trafikut. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe moslejimit të këmbësorëve të kalojnë në vendkalimet për këmbësorë, si dhe të gjitha format e rrezikimit të sigurisë së tyre.
SAFE CITY do të detektojë gjithashtu lëvizje të pasakta të automjeteve, përfshirë drejtimin në sens të kundërt, kthimet e gjysmë-rrethrrotullimeve të ndaluara dhe parakalimet në vende të ndaluara. Për më tepër, përmes analizës video do të ndëshkohet përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, si dhe mosvënia e rripit të sigurisë.
Institucionet presin që me implementimin e SAFE CITY të rritet disiplina në trafik dhe të ulet numri i aksidenteve të rënda. Autoritetet bëjnë apel që shoferët të respektojnë rregullat me përpikëri për të shmangur gjobat dhe, më e rëndësishmja, për të kontribuar në sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
“Po shqyrtohet mundësia, që gjobat të shtyhen me afat deri në fillim të shkurtit (1 shkurt). Ndoshta do të vazhdojmë edhe plus një muaj, me qëllim që të sigurohemi nëse qytetarët janë njoftuar mire me rregulat e reja”, ka thënë ministri Punëve të Brenndshme, Pançe Toshkovski.
Veturat e huaja të cilat do të bëjnë shkelje të dispozitave ligjore në trafik në Maqedoninë e Veriut, nuk do të ndalohen ta kalojnë kufirin (gjatë daljes nga shteti), por shoferët do të marrin njoftim zyrtar se nëse nuk e paguajnë gjobën, nuk do të munden sërish ta hyjnë në Maqedoni”, deklaroi sot ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, duke shpjeguar se si do të funksionojë modeli i ri i sanksionimit të personave me vetura me targa të huaja.
Dje filloi zyrtarisht periudha provuese e projektit “Qytet i Sigurt”, që do të zgjasë një muaj. Gjatë kësaj periudhe nuk do të shqiptohen gjoba, por kamerat në të gjithë Shkupin, tashmë po regjistrojnë të gjitha shkeljet e trafikut.
