• E mërkurë, 22 Prill, 2026

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit – investitorët e huaj po e shmangin Maqedoninë për shkak të gjyqësorit të korruptuar

EA
Tetor03/ 2025

Korrupsioni është një pengesë e madhe për të bërë biznes në vend, sipas raportit të fundit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Faktorë të tjerë që zvogëlojnë mundësitë e investimit dhe dekurajojnë investitorët e huaj përfshijnë rregulloret komplekse ligjore, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe interpretimin jokonsistues të rregullave.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, këto dobësi në ekonominë e Maqedonisë ekzistojnë prej kohësh, por pavarësisht indikacioneve të shumë institucioneve të huaja, ende ka ngecje në këtë drejtim.
“Në Raport nuk ka asgjë të re, por përkundrazi ai nxjerr në pah problemet që ekzistojnë në ekonominë e Maqedonisë dhe që prej kohësh kanë qenë pengesë si për bizneset vendase ashtu edhe për tërheqjen e investimeve të huaja. Korrupsioni dhe ndryshimet e shpeshta të ligjeve janë një diagnozë e njohur për ekonominë maqedonase, por derisa të ndryshojmë diçka, do të mbetemi të pazhvilluar”, tha për “Lokalno” Vanço Uzunov, profesor universitar.
Raporti thotë se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit hapi disa hetime, përfshi edhe kundër zyrtarëve të lartë, megjithëse vetëm disa prej tyre rezultuan në ndjekje penale.

R”aporti vetëm konfirmon atë që ne qytetarët e kemi pasur të qartë prej kohësh dhe e jetojmë. Korrupsioni është aq i lartë saqë nuk fshihet më dhe askush nuk po përpiqet ta ndjekë penalisht. Rasti i inspektorit të PRO-së, i cili mori shpërblim për dhënien e informacionit dhe nuk mban asnjë përgjegjësi edhe pas 6 muajsh nga rasti dhe tragjedia në Koçan, tregon gjithçka. Besimi në gjyqësor është në rënie dhe askush nuk po merret me të, ndërsa përpjekjet e qeverisë për të adresuar korrupsionin dhe për të vendosur sundimin e ligjit janë të forta vetëm në tubimet partiake dhe në media, ndërsa në realitet ato janë vetëm fjalë të kota”, konsideron analisti Sinisa Pekevski.

Gjithashtu theksohet se në vitin 2024 u vunë re përpjekje të kufizuara për të tërhequr investime të reja, dhe Qeveria ishte e fokusuar në efikasitetin energjetik, mbështetjen për familjet në nevojë dhe zbutjen e inflacionit. Për shkak të kësaj, PBB-ja në vitin 2024 u rrit vetëm me 2.2 përqind./GazetaFAKTI

Spread the love