• E enjte, 19 Shkurt, 2026

S’ka marrëveshje Kurti–Limaj

EA
Korrik20/ 2025

Në orët e mesditës, të së shtunës, në qendër të qytetit janë takuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti njëherësh kryeministër në detyrë, dhe kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.

Takimi është mbajtur në një restorant në Prishtinë, dhe mbetet e paqartë se çfarë u diskutua. Nga LVV-ja dhe Nisma nuk janë deklaruar pas takimit, supozohet se temë ka qenë ngërçi institucional.

Kurti e Limaj s`kanë arritur marrëveshje, nga burimet e rtk-së mësohet se do të ketë sërish takime mes tyre.

Ky takim ishte paralajmëruar gjatë gjithë javës.

Spread the love