Diplomatët evropianë janë udhëzuar nga homologët e tyre amerikanë që të jenë në gatishmëri për një takim të mundshëm trepalësh midis Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, i cili mund të zhvillohet më vonë këtë javë, varësisht nga rezultati i bisedimeve të sotme, ka mësuar Sky News.
Sipas marrëveshjes së aleatëve amerikanë dhe evropianë, takimi duhet të mbahet në tokën evropiane, përveç nëse ka ndryshime të papritura të minutës së fundit.
Gjatë video-thirrjes së “Koalicionit të Gatshëm” të mbajtur dje, kryeministrja italiane Giorgia Meloni sugjeroi Romën si vendndodhjen e takimit, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron sugjeroi Gjenevën.
Sipas informacioneve jozyrtare, presidenti ukrainas Zelensky dhe Donald Trump preferojnë Romën, dhe veçanërisht Vatikanin, ndërsa presidenti rus Putin anon nga Gjeneva.
Ministria e Jashtme e Italisë dhe Zvicrës kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për të organizuar bisedime. Ndërkohë, diplomatët e Bashkimit Evropian po shqyrtojnë gjithashtu vende alternative, ndër të cilat përmenden Budapesti dhe Helsinki.
