• E hënë, 20 Korrik, 2026

Sot, balotazhi në 18 komuna të Kosovës

EA
Nëntor09/ 2025

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale në komunat ku raundi i parë i zgjedhjeve, të mbajtura më 12 tetor, nuk solli fitues të qartë. Balotazhi po zhvillohet në 18 nga gjithsej 38 komuna të vendit, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas KQZ-së, qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00. Procesi po zhvillohet në 525 qendra votimi, me gjithsej 1.648 vendvotime. Prej tyre, 507 qendra me 1.628 vendvotime janë për votimin e rregullt, ndërsa për votimin me kusht janë paraparë 18 qendra, nga një në secilën komunë, me gjithsej 20 vendvotime.

Balotazhi sot po zhvillohet në këto komuna: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka njoftuar se në balotazh janë 1 milion e 316 mijë e 672 votues. Nga listat zgjedhore janë hequr 1 mijë e 147 persona për shkak të vdekjes ose humbjes së shtetësisë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka votuar në këtë raund të dytë të Zgjedhjeve Lokale.

Kreu i Vetëvendosjes ftoi të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të përcaktojnë se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Është një ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë, Republika e Kosovës mbanë zgjedhjet për balotazh në 18 komuna të shtetit tonë”, deklaroi Kurti.

Unë sapo votova në ndërtesën e Fakulteti Juridik andaj ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë rastin për votë, dhe të vendosin për katërvjeçarin në vijim për këto komunaKQZ dhe komisionerët e vëzhguesit janë në të gjitha vendet e tyre dhe procesi do të shkojë mbarë”, shton më tej ai.

Spread the love