• E shtunë, 17 Janar, 2026

Stërvitja e parë e përbashkët ushtarake midis Serbisë dhe Kinës: Ekuilibër apo fillimi i një largimi nga Perëndimi?

EA
Korrik16/ 2025

Njësitë speciale të ushtrive kineze dhe serbe do të kryejnë stërvitje të përbashkëta nën emrin “Roja e Paqes 2025” në provincën Hebei, në Kinën veriore, në gjysmën e dytë të korrikut.

Kjo u deklarua nga koloneli Jiang Bin, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës në një konferencë për shtyp, njoftoi ministria kineze.

“Ky do të jetë stërvitja e parë e përbashkët e ushtrive kineze dhe serbe. Do të kontribuojë në forcimin e aftësive luftarake të pjesëmarrësve dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy ushtrive”, tha ai, njofton Radio Europa e Lirë.

Në vitin 2020, Serbia bleu gjashtë mjete ajrore të reja pa pilot CH-92A nga Kina. Dy vjet më vonë, ajo bleu edhe sistemin raketor anti-ajror FK-3.

Stërvitja ndërkombëtare “Ujku i Platinit” është zbatuar në Serbi që nga viti 2014. Foto arkivore, qershor 2023.

Serbia është ushtarakisht neutrale, por është anëtare e “Partneritetit për Paqe”, një program bashkëpunimi dypalësh midis NATO-s dhe vendeve individuale jo-anëtare.

Beogradi zyrtar mban marrëdhënie të mira me Kinën, dhe bashkëpunimi i ndërsjellë midis dy vendeve përcaktohet si një partneritet strategjik, ndërsa Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Biznesmenë serbë dhe kinezë në forumin e biznesit në Beograd, 20 mars 2025.

Autoritetet në Beograd po mbështeten në mbështetjen e Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare në kundërshtim me pavarësinë e Kosovës.

Ata gjithashtu mbështeten te Kina për investime ekonomike dhe kredi.

Spread the love