• E shtunë, 17 Janar, 2026

Studentët në Serbi u bënë thirrje qytetarëve të bashkohen me bllokadat e rrugëve

EA
Korrik20/ 2025

Studentët e Fakultetit të Bujqësisë në Beograd, i ftuan qytetarët t’u bashkohen në bllokimin e autostradave, me kërkesën që të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
“Nuk heshtim përballë padrejtësisë, kërkojmë përgjegjësi. Kërkojmë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Të gjithë në Gazelë! Të gjithë në autostrada! Beograd, Nish, Kragujevac, Çaçak, Uzhicë, Novi Sad”, u njoftua në llogarinë e Instagram-it.

Studentët e bllokuar të Fakultetit të Bujqësisë bënë thirrje për një tubim për shkak të njoftimit të Presidentit Aleksandar Vuçiç se do të falë një vajzë 25-vjeçare, e cila dyshohet për tentativë vrasjeje kur u përplas me një student me një makinë në janar, gjatë një proteste në Beogradin e Ri.

Në këtë moment, kamerat e qytetit në Beograd tregojnë se trafiku në autostradë dhe Gazela po zhvillohet pa probleme.

Spread the love