Arben Taravari tashmë pjesë e AKI-së ka folur për dezinformatat e fundit që qarkullojnë në Gostivar, të cilat sipas tij, krijohen nga Izet Mexhiti.
Taravari tha se ka gabuar kur ka thënë se Artan Grubi është burim i dezinformatave, ndërsa sot është bërë pishman dhe duhet t’ia hidhte dikuj tjetër këtë etiketim dhe ia hodhi fajin Izet Mexhitit.
“Po ka shumë shpekulime, tha Taravari. Unë ma para mendojsha se Artan Grubi është njeriu që më së shumti shpif sepse kemi qenë kundërshtar politik, por me plotë përgjegjësi them Izet Mexhiti është njeriu që çfarë i kujtohet atij as djallit nuk i kujtohet. Edhe kështu biseda bëhen çdokund”.
