• E mërkurë, 22 Prill, 2026

Të shtëna masive në një restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

EA
Gusht18/ 2025

Tre persona u vranë dhe tetë u plagosën kur disa persona të armatosur hapën zjarr në një restorant në Brooklyn, New York, SHBA, të dielën në mëngjes, raportoi NY Post.
Oficerët e policisë iu përgjigjën thirrjeve për të shtëna në Taste of the City Lounge në 903 Franklin Avenue në lagjen Crown Heights pak para orës 3:30 të mëngjesit, tha Komisionerja e NYPD-së, Jessica Tisch, në një konferencë për shtyp.
Personat që vdiqën janë burra, njëri 27 vjeç, tjetri 35 vjeç, ndërsa i treti është i moshës së panjohur.
Tetë viktima të plagosura u transportuan në spitalet lokale. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet.
Nuk janë bërë arrestime në lidhje me të shtënat dhe të dyshuarit nuk janë identifikuar ende.
U gjetën të paktën 36 gëzhoja. Është hapur një hetim, shkruan NY Post.

Spread the love