Tre persona humbën jetën dhe rreth 80 të tjerë u lënduan, 35 prej të cilëve u shtruan në spital kur një autobus që transportonte punonjës u përmbys në rrugën Mitrovicës së Sremit dhe fshatit Jarak, sot rreth orës 14:45.
Të lënduarit u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm për ndihmë mjekësore, njoftoi Administrata e Policisë.
Bëhet e ditur se gjashtë ekipe mjekësore nga Qendra Shëndetësore dhe Spitali i Përgjithshëm kanë dalë në terren pas një aksidenti të rëndë trafiku pranë fabrikës së vjetër të sheqerit.
Sipas Tanjugut, 35 prej të lënduarve janë shtruar në spital për ndihmë mjekësore, të cilët ishin punonjës të kompanisë “Healthcare”.
Një nga 35 të lënduarit që janë pranuar në spital, sipas mjekut Millan Mandiq, është në gjendje kritike, ndërsa pjesa tjetër e të lënduarve janë në gjendje të qëndrueshme.
