Një tren pasagjerësh doli nga shinat në rrethin e Biberach, në shtetin federal gjerman të Baden-Württemberg, dhe disa persona humbën jetën në aksident, shkruan Bild.
Të paktën tre persona u vranë këtë mbrëmje, dhe disa u plagosën rëndë në Gjermaninë jugperëndimore, ku një tren doli nga shinat, njoftoi policia.
Shërbimi i Emergjencave në Reitlingen e shpalli situatën brenda vendit si një “incident me viktima masive”, që në sistemin gjerman do të thotë një ngjarje me një numër të madh të të lënduarve ose të sëmurëve që kërkon burime shtesë dhe angazhimin e ekipeve të shumta, shpjegon Bild.
“Të paktën tre persona u plagosën. Nuk mund të japim informacion për ashpërsinë e lëndimeve të tyre për momentin”, tha zëdhënësi.
BBC raporton shkrimin e medias gjermane, e cila thotë se disa persona kanë vdekur.
Në tren ndodheshin rreth 100 persona.
Videot nga vendi i aksidentit tregojnë zjarrfikës dhe ekipe ambulancash që punojnë në vagonët e dalë nga shinat për të arritur tek pasagjerët.
Një pjesë e trenit është shtrirë në anë, dhe çatia e njërit prej vagonëve është e hapur. Vagonët, të cilët kanë dalë plotësisht nga shinat, ndodhen në një shpat të pyllëzuar midis pemëve.
Anëtarët e Policisë Federale kishin një rrugë të gjatë për të shkuar në vendin e aksidentit. Deri në orën 7:30 të mbrëmjes, një numër i madh anëtarësh të policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve të emergjencës janë në vendngjarje, duke trajtuar të lënduarit./ GazetaFAKTI
Treni i pasagjerëve del nga shinat në Gjermani, të paktën tre persona humbën jetën