• E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Trump dhe Erdogan takohen në Shtëpinë e Bardhë, ja çfarë u diskutua

EA
Shtator25/ 2025

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilluan sot një takim në Shtëpinë e Bardhë. Përpara bisedimeve private, të dy liderët u shfaqën në Zyrën Ovale ku dhanë disa deklarata për mediat, duke prekur tema që nga zgjedhjet në SHBA, blerja e armëve amerikane nga Turqia, e deri te konflikti në Gaza dhe lufta në Ukrainë.

Erdogan: Një proces i ndryshëm në marrëdhëniet turko-amerikane nën presidencën e Trump

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se Ankaraja dhe Uashingtoni po kalojnë nëpër një “proces të ndryshëm” gjatë presidencës së homologut të tij amerikan, Donald Trump.

“Po përjetojmë një proces të ndryshëm në marrëdhëniet turko-amerikane, si në mandatin e parë ashtu edhe në atë të dytë të zotit Trump”, tha Erdogan, duke folur përkrah Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale.

Erdogani njoftoi se do të “diskutojë në detaje” me Trump shitjen e avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 në Turqi, si dhe çështjet që lidhen me bankën turke Halkbank.

“Unë gjithashtu besoj se së bashku, krah për krah, do t’i kapërcejmë problemet në rajon”, tha Erdogan.
Për Gazën, Trump tha se beson se “jemi afër arritjes së një marrëveshjeje të caktuar,” veçanërisht pasi e kishte diskutuar çështjen me liderët e vendeve të Lindjes së Mesme në OKB këtë javë.

Turqia dhe SHBA-të nënshkruan një marrëveshje për thellimin e partneritetit në energjinë bërthamore

Turqia dhe SHBA-të nënshkruan të enjten një memorandum mirëkuptimi për të thelluar partneritetin e tyre në fushën e energjisë bërthamore.

Si pjesë e vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, të dy vendet kanë nisur një proces që do të thellojë më tej partneritetin e rrënjosur thellë dhe shumëdimensional në fushën e energjisë bërthamore, tha Ministri Turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

“Ne nënshkruam një memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin strategjik civil bërthamor me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në prani të udhëheqësve”, tha ministri dhe shtoi:

“Shpresoj që puna që do të kryhet në kuadër të marrëveshjes do të sjellë përfitim të ndërsjellë për të dy vendet në periudhën e ardhshme.”
BBC raporton se Trump i bëri thirrje Turqisë të ndalojë blerjen e naftës nga Rusia. Trump i tha Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë se ndërprerja e importeve do të ishte “gjëja më e mirë” që Ankaraja mund të bënte.

Trump ia rregullon karrigën Erdoganit

Vëmendje e veçantë iu kushtua një detaji gjatë takimit, në të cilin Trump bëri një gjest respekti dhe tërhoqi një karrige në mënyrë që Erdogan të ulej.

/BBC

Spread the love