• E premte, 10 Prill, 2026

Trump i jep Kievit dritën jeshile për raketat me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë

EA
Tetor23/ 2025

Shtetet e Bashkuara kanë hequr një nga kufizimet kryesore që i ndalonin Ukrainës përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva brenda territorit rus. Lajmi u bë i ditur të mërkurën, më 22 tetor, nga zyrtarë amerikanë, të cilët citohen nga Wall Street Journal.

“The Wall Street Jornual” shkruan se kjo i jep mundësinë Kievit të përshkallëzojë sulmet ndaj objektivave brenda Rusisë dhe të rrisë presionin mbi Kremlinin.

Sipas gazetës, vendimi i SHBA-së, i cili nuk u bë publik, pasoi transferimin e autoritetit për të koordinuar sulme të tilla nga Sekretari i Luftës i SHBA-së Pete Hegseth te Gjenerali Alexus Grinkevich, komandanti suprem i Komandës Evropiane të SHBA-së, i cili gjithashtu drejton forcat e përbashkëta të NATO-s në Evropë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë më parë se përfaqësuesit e vendeve të NATO-s duhet të jenë të vetëdijshëm për “çfarë po luajnë” kur flasin për planet për të lejuar Kievin të godasë objektiva thellë brenda territorit rus me sisteme të furnizuara Ukrainës nga Perëndimi.

Ukraina përdori të martën një raketë lundrimi Storm Shadow të furnizuar nga Britania për të goditur një uzinë ruse në Bryansk që prodhonte eksplozivë dhe karburant raketash, njoftoi më herët Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Raketat Storm Shadow përdorin të dhëna të inteligjencës amerikane për të identifikuar objektivat. Kjo i jep SHBA-ve njëfarë kontrolli mbi mënyrën si përdoren nga Ukraina, gjë që ka shtyrë Uashingtonin të vendosë një mekanizëm rishikimi për çdo sulm ndërkufitar.

Pas tërheqjes së Trump nga ideja për Tomahawk, Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë ku thuhej:

“Ky është një luftë që nuk do të kishte ndodhur nëse Trump do të ishte president në atë kohë, siç ka pranuar vetë Putin. Presidenti Trump po përpiqet ta ndalë këtë luftë, dhe ka negociuar një marrëveshje historike për të lejuar aleatët e NATO-s të blejnë armë të prodhuara në SHBA.”

Për sa i përket efektit ushtarak, përdorimi i Storm Shadow nuk sjell një ndryshim të madh në fushëbetejë, për shkak të rrezes më të shkurtër krahasuar me raketat Tomahawk. Megjithatë, ai i jep Ukrainës mundësinë të zgjasë goditjet në thellësi të territorit rus, duke synuar objektiva strategjike si rafineritë e naftës dhe infrastrukturën energjetike.

Sipas përfaqësuesit të NATO-s, kolonel Martin O’Donnell, “Ukraina ka dëshmuar se është jashtëzakonisht e aftë të godasë objektiva legjitime ushtarake në thellësi të Rusisë, të cilat mbështesin luftën e panevojshme të Kremlinit, që po rëndon ekonominë dhe ka shkaktuar mbi një milion të vdekur e të plagosur në Rusi.”

Spread the love