• E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Trump: Nuk ka rëndësi çfarë thotë Macron

EA
Korrik25/ 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e minimizoi rëndësinë e deklaratës së Presidentit Francez, Emmanuel Macron, se ai synon ta njohë Palestinën si shtet. Macron është “një djalë i mirë, më pëlqen”, tha Trump, por shtoi se “lajmi i mirë është se ajo që thotë është e parëndësishme”. Deklarata e presidentit francez “nuk ka peshë”, tha ai.

Të enjten në mbrëmje, Macron njoftoi në X se Franca do të njihte një shtet palestinez në shtator, kur të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Pak kohë më vonë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e dënuan planin e tij.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në X e përshkroi vendimin e Macron si “të pamatur” dhe tha se ai “e pengon paqen”. Kjo, shkroi Rubio, është një “shuplakë në fytyrë” për viktimat e masakrës nga Hamasi dhe grupet e tjera militante më 7 tetor 2023 në Izrael.

Sulmi, në të cilin u rrëmbyen më shumë se 250 persona, ndërsa u vranë më shumë se 1,200 të tjerë, shkaktoi një luftë në të cilën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, deri më tani janë vrarë më shumë se 59,000 palestinezë.

Spread the love