Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi se do të takojë homologun rus Vladimir Putin në Hungari për të diskutuar përfundimin e luftës së Kremlinit në Ukrainë, pasi delegacionet e nivelit të lartë të takohen javën e ardhshme, raporton KosovaPress.
Trump tha në Truth Social, se ekipi amerikan për diskutimet e javës së ardhshme do të drejtohet nga sekretari i Shtetit Marco Rubio, i cili shërben gjithashtu si këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit, por shtoi se vendi për takim ende nuk është vendosur.”Unë dhe presidenti Putin do të takohemi në një vend të dakorduar, në Budapest, Hungari, për të parë nëse mund ta përfundojmë këtë luftë “të palavdishme” midis Rusisë dhe Ukrainës. Unë dhe presidenti Zelensky do të takohemi nesër, në Zyrën Ovale, ku do të diskutojmë bisedën time me presidentin Putin dhe shumë më tepër. Besoj se u bë përparim i madh me bisedën telefonike të sotme”, shkroi Trump.
Trump do të takojë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky nesër (e premte) në Shtëpinë e Bardhë.
