Turqia prezantoi të martën raketën e saj të parë hipersonike “Typhoon Blok-4”, ndërsa gjigandi i mbrojtjes “Roketsan” prezantoi gjashtë sisteme të reja të përparuara në panairin ndërkombëtar të mbrojtjes IDEF 2025 në Stamboll, njoftoi “Anadolu”.
Raketa balistike “Typhoon Blok-4” është një version hipersonik i raketës “Typhoon”, raketa balistike me rrezen më të gjatë të prodhuar brenda vendit në Turqi.
“Tyfunot Blok-4 ka arritur një rreze të gjatë veprimi, duke vendosur një rekord për industrinë turke të mbrojtjes. Me një peshë prej mbi shtatë tonësh, ky version i ri i Typhoon, me kokën e tij shumëfunksionale, do të jetë i aftë të shkatërrojë objektiva të shumta strategjike, siç janë sistemet e mbrojtjes ajrore, qendrat e komandës dhe kontrollit, hangarët ushtarakë dhe objektet kritike ushtarake, nga një distancë e gjatë”, thuhet në një deklaratë nga Roketsan.
