• E enjte, 11 Dhjetor, 2025

U vra brenda Gjykatës së Apelit Tiranë gjyqtari Astrit Kalaja

EA
Tetor06/ 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë ku ka mbetur i vrarë gjyqtari, Astit Kalaja.

Kalaja mësohet se është me origjinë nga Shkodra. Në kuadër te procesit te Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019. Ai është diplomuar në fakultetin e drejtësisë me titullin ‘jurist’.

Pas mbarimit të studimeve ai është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtron detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër.  Në vitin 2011 ai ka përfunduar një master në Universitetin e Tiranës dhe ka shërbyer gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor, raporton Oranews.

Autori i krimit është Elvis Shkëmbi i ckili ka qëlluar me tre plumba mbi gjyqtarin Astrit Kalaja, në momentin që ai ka qenë duke dhënë vendimin lidhur me autorin e ngjarjes së rëndë. 

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Elvis Shkëmbi në Komisaritatin numër 1 pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Mësohet se Kalaja kishte në dorë një çështje prone ku i përfshirë ishte edhe Elvis Shkëmbi. 

Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ka qenë i pranishëm në ambientet e Gjykatës së Apelit.

Pretendimet për pronësi në Shkodër

Një nga rastet më të përfolura lidhet me të ashtuquajturin “pallati i ish-rezervave” në lagjen “Skënderbeg”, ku Shkambi ka pretenduar se është pronari ligjor i ndërtesës. Banorë të shumtë të zonës kanë kundërshtuar këto pretendime, duke e akuzuar se po u merrte pronat në mënyrë të padrejtë. Vetë Shkambi, në deklaratat për media, ka theksuar se “çdo dokument i tij është në rregull dhe pronësia është e ligjshme”, duke shprehur pakënaqësi ndaj institucioneve gjyqësore për zvarritje dhe mungesë transparence.

Incidentet në Kishën e Laçit

Përveç çështjeve të pronësisë, Shkambi është përmendur edhe në incidente pranë Kishës së Shën Ndout në Laç, ku ka ushtruar detyrën e rojes së sigurisë. Në një rast të raportuar gjerësisht në media, ai është përfshirë në një përplasje fizike me shitës ambulantë që operonin në zonën e kishës. Sipas Shkambit, këta persona “përdornin hapësirën e shenjtë në mënyrë të paligjshme”.

Nga konfliktet gjyqësore te ngjarja e rëndë në Tiranë

Në vitet e fundit,Shkambi ka qenë në procese të shumta gjyqësore për çështje pronësie. Burime pranë institucioneve të drejtësisë bëjnë me dije se ai kishte shfaqur shpesh pakënaqësi ndaj vendimeve të gjykatave, të cilat i konsideronte të padrejta.

Spread the love