Vajza e supozuar sekrete e Vladimir Putinit theu heshtjen për presidentin rus për herë të parë me një njoftim misterioz në rrjetin social, shkruan britanikja “Sun”.
Elizaveta Krivonogih (22), e njohur edhe si Luiza Rozova, aludoi për “babain” e saj në postime rreth burrit që “shkatërroi” jetën e saj dhe zbuloi ndjenjat e saj për ushtrinë ruse në Ukrainë.
Louisa, e cila u diplomua në një shkollë arti dhe jeton në Paris, aludoi për “burrin që mori miliona jetë dhe shkatërroi pjesën e saj të shpirtit” – gjë që tingëllon si një qortim i hidhur për babain e saj të supozuar.
Postimi nuk e përmend Putinin në mënyrë eksplicite, por në kontekstin e raporteve të qarkulluara gjerësisht rreth identitetit të babait të saj, mund të kuptohet si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Putinit.
Në një postim tjetër, ajo shkroi: “Është çliruese të jem në gjendje t’ia tregoj përsëri fytyrën time botës.”
“Më kujton kush jam dhe kush ma shkatërroi jetën”, njoftoi gazeta gjermane “Bild”.
Në profilin e saj në Instagram, Luiza ishte e kujdesshme ta fshihte fytyrën e saj – por kohët e fundit ajo ka ndarë vazhdimisht foto të saj të plota.
Ajo nuk specifikon se kush ose kur janë bërë fotot, por e fundit është në rrjetin rus të kafeneve “Surf Coffee”.
Luiza lindi më 3 mars 2003 në Shën Petersburg dhe besohet të jetë fëmija e një afere midis Putinit dhe ish-higjienistes së tij Svetlana Krivonogih.
Pretendimet për identitetin e babait të saj u publikuan për herë të parë nga projekti kërkimor “Proekt”, kritik ndaj Kremlinit, që në vitin 2020.
Me sa duket, nëna e saj u bë shumë e pasur pas lindjes , gjë që nxiti spekulimet se paratë vinin nga Putini për të blerë heshtjen e gruas së tij.
Luiza më parë kishte profile të dukshme në rrjetet sociale në Rusi, ku ajo tregonte veten duke udhëtuar nëpër botë me aeroplanë privatë, duke qenë e angazhuar si DJ në klube ekskluzive dhe duke veshur rroba firmato.
Por më pas, pak para se Rusia të sulmonte Ukrainën, profili i saj u fshi papritur.
Ajo u zhvendos menjëherë në Paris dhe u diplomua në Fakultetin e Menaxhimit Kulturor dhe Artistik IKART në qershor 2024.
