Një nga temat më të rrëndësishme të cilat u diskutua në Samitin e 36-të të Aleancës së Atlantikut të Veriut është edhe përmbushja e objektivit të dakorduar në Samitin e 35 –të të NATO –s në Hagë, në bazë të të cilit shtetet anëtare të NATO –s synojnë të investojnë deri në 2035 rreth 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje dhe fusha të lidhura me sigurinë
Nga Gzim Rushiti*
Sipas njoftimi të bërë kohë më parë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte Samiti i 36 –të i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të mbahet më 7 dhe 8 korrik 2026 në kryeqytetin e Turqisë në Ankara. Gjithashtu ai njoftoi se në samitin e rradhës të NATO –s, liderët e shteteve anëtare të kësaj organizate do të fokusohen në vazhdimin e ndërtimit të një aleance më të fortë dhe më të drejtë e cila do të jetë në gjendje që të mund të ballafaqohet me sfidat kritike nga fusha e sigurisë.
Samiti i 36 –të i NATO –s, i cili i mblodhi bashkë në kryeqytetin e Turqisë në Ankara krerët e shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të NATO –s, ndër të tjera e bëri më të dukshme peshën diplomatike të Turqisë, duke u shëndruar kështu edhe në një platformë e cila shërben për të demonstruar ndikimin e Turqisë brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut. Për Turqinë si vend nikoqir i Samitit të 36-të të NATO –s, ky eveniment me peshë dhe rrëndësi shumë të madhe për sigurinë në zonën Trans-Atlantike paraqiste edhe një mundësi të shkëlqyeshme për të promovuar industrinë e saj të mbrojtjes.
I mbledhur në një periudhë të tensioneve të mëdha në marrëdhëniet transatlantike në veçanti dhe në një periudhë të turbulencave të mëdha globale në përgjithësi, disa nga çështjet më të rrëndësishme për të cilat diskutoi Samiti i 36 –të i Aleancës së Atlantikut të Veriut në kryeqytetin e Turqisë në Ankara janë: rritja e investimeve në fushën e mbrojtjes, forcimi i industrisë ushtarake dhe vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën.
Një nga temat më të rrëndësishme të cilat u diskutua në Samitin e 36-të të Aleancës së Atlantikut të Veriut është edhe përmbushja e objektivit të dakorduar në Samitin e 35 –të të NATO –s në Hagë, në bazë të të cilit shtetet anëtare të NATO –s synojnë të investojnë deri në 2035 rreth 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje dhe fusha të lidhura me sigurinë. Rritja e shpenzimeve ushtarake nga ana e shteteve anëtare të NATO –s u umponua si nevojë e dosmosdoshme për ata, pas pushtimit ushtarak të Ukrainës nga ana e Rusisë.
Zotimi nga ana e shumicës së shteteve anëtare të NATO –s në Samitin e saj të mbajtur në Ankara më datë 7 dhe 8 korrik 2026 se do ti rrisin shpenzimet ushtarake të tyre deri në vitin 2035 deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm bruto të tyre, paraqet një arrijte transformuese për Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Në Samitin e 36 të Alenacës së Atlantikut të Veriut u vendos që Ukrainës ti akordohet një sumë prej 70 milardë euro ndihma ushtarake, pajisjeve dhe trajnimeve gjatë vitit 2026 ndërsa shtetet anëtare të NATO –s, synojnë që të ruajnë të njëjtin nivel të ndihmës edhe në vitin 2027. Këto ndihma të akorduara nga ana e NATO –s janë shumë të nevojshme dhe me domethënie shumë të madhe për Ukrainën për të vazhduar mëtutje luftën e saj kundër pushtimit rus.
Pas përfundimit të punimeve të Samitit të NATO –s në Ankara, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate Mark Rute e cilësoi këtë samit si “jashtëzakonisht të sukseshëm”.
Sa i përket çështjes së investimeve në fushën e mbrojtjes dhe forcimit të industrisë ushtarake Sekretari i Përgjithshëm i NATO –s tha se NATO reflekton rezultate dhe shtoi se vendimet e marra nga aleatët në samitin e NATO –s në Hagë vitin e kaluar tani po përmbushen.
Konstatimi i nxjerrë nga punimet e Samitit të 36 –të të NATO –s i cili i zhvilloi punimet në kryeqytetin e Turqisë në Ankara më datë 7 dhe 8 korrik të kë tij viti, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO –s Mark Ruute ishin se investimet në të gjithë Aleancën e Atlantikut të Veriut po rriten dhe se kjo aleancë po krijon kapacitete të reja dhe se industria po e zgjeron prodhimin.
Prandaj në bazë të të gjitha këtyre konstatimeve të nxjera nga punimet e Samitit të NATO –s i cili i zhvilloi punimet në Ankara me datë 7 dhe 8 korrik 2026, të cilat tregojnë për të arritura dhe rezultate konkrete si dhe rritje dhe përmirësim të kapaciteteve të Aleancës së Atlantikut të Veriut mund të konstatojmë se NATO –ja po shënon progres dhe të arritura historike ndërsa Samitin e saj të tridhjetë e gjashtin me rradhë mund ta konsiderojmë ashtu siç dekaloroi edhe Sekretari i Përgjithsëm i saj Mark Ruute si “jashtëzakonisht të suskseshëm”
*Autori është PhD candidat
