• E mërkurë, 11 Mars, 2026

VLEN DHE BDI POLEMIZOJNË RRETH ANGAZHIMIT TË BUJAR OSMANIT SA ISHTE MINISTER I JASHTËM

EA
Korrik22/ 2025

Ndonëse fushata parazgjedhore ende zyrtarisht nuk ka nisur, kjo nuk po i pengon partitë politike që të shkëmbejnë akuza e kundërakuza për punët që janë bërë ose nuk janë bërë. Këto përplasje publike ka kohë që po plasohen, por tani kur kanë filluar të dalin e emrat e pretendëve për kryetarë komunash, partitë politike janë gjithnjë e më të zëshme në zbulimie dobësive në taborrin kundërshtar.

Shkup, 22 korrik – Kësaj radhe është koalicioni VLEN që ka akuzuar ish-minstrin e Jashtëm, tani kandidat zyrtar për kreun e Komunës së Çairit, Bujar Osmani, për mënyrën se si e ka ushtruar ai këtë post, duke mbajtur, siç thotë VLEN , marrëdhënie diplomatike joporoporcionale me Serbinë dhe Kosovën.
Këtyre akuzave, BDI i është përgjigjur me argumentet se në kohën kur Bujar Osmani ishte në krye të diplomacies së Maqedonisë,  ndodhi anëtarësimi i vendit në NATO u përmbyll gjatë mandatit të tij, fillimi i negociatave për anëtarësim në BE-së, kryesimi i OSBE-së etj.

Në reagimin e vet, VLEN, teksa përmend disa prej aktiviteteve të Buajr Osmanit që, sipas këtij kolacioni kanë qenë të dëmshme për shqiptarët, ndër të tjera nënizon:

 “Brenda vetëm katër viteve si ministër, Bujar Osmani shkoi 11 herë për takime në Beograd, por asnjëherë në Prishtinë. U takua më shpesh me autoritetet serbe sesa me ato kosovare.

Në Shkup priti edhe ministrin rus Sergej Lavrov, ndërsa ishte pjesë e rregullt e “koreografisë” së shëtitjeve dhe darkave me Aleksandar Vuçiqin.

Shqiptarëve u ofroi vetëm diplomaci me selfie, integrime evropiane të bllokuara dhe marketing për veten.

Bujar Osmani duket më i lumtur në mesin e diplomatëve serbë sesa me bashkëqytetarët e tij nga Çairi. Nuk ka ndihmuar askënd, nuk është gjetur pranë askujt në Çair, nuk i është përgjigjur askujt në telefon. Në Çair nuk ka ndihmuar për asnjë shkollë të re, nuk ka qenë i pranishëm kur ndërtoheshin rrugë e bulevarde, as kur bëheshin çerdhe e kënde lojërash.

Bujarin e intereson vetëm karriera e tij, marrëdhëniet e mira me Beogradin dhe mundësia për të mbetur në politikë. Që në një mandat të takohet më shumë herë me Beogradin sesa me Prishtinën, flet qartë se Bujar Osmani ka harruar prej nga vjen dhe kush janë njerëzit e tij.

Çairi nuk është sallë pritjeje për karrierën e askujt. Çairi është shtëpi që meriton një kryetar komune që sjell investime, rrugë të pastra dhe shkolla të sigurta — e jo një njeri që rezultatin e vetëm e ka një arkivë të  mbushur me foto me liderët serbë”, thuhet në reagimi e VLEN-it.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i BDI-së përmes një komunikate:  “Qeveria që u shpall nga 461 eurodeputetë si një instrument i botës serbe, sot po përpiqet të hedhë hije mbi punën e Ministrit më të suksesshëm të Jashtëm që ka pasur Maqedonia e Veriut. Faktet janë kokëforta dhe nuk i mbulon dot propaganda e VLEN: Anëtarësimi në NATO u përmbyll gjatë mandatit të tij; Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE u arrit nën drejtimin e tij si Ministër i Jashtëm; Kryesimi i OSBE-së në vitin më sfidues të organizatës, duke shpëtuar praninë në Shkup dhe vetë institucionin; Hapja e Dialogut Strategjik me SHBA-të, si themel i një partneriteti të ri; Harmonizimi 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, për herë të parë në historinë e shtetit; Themelimi i iniciativës rajonale “QUAD” me Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi – një grup pro-evropian dhe euroatlantik; Dëbimi i 20 diplomatëve rusë nga Shkupi, si reagim ndaj agresionit rus; Mbështetje aktive për Ukrainën, me qëndrim të qartë dhe pa ekuivok; Bashkë-sponsorizimi i rezolutës për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë në OKB. Raporti më i fundit i Parlamentit Evropian e veçon qartë punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë mandatit të Bujar Osmanit si i vetmi segment pozitiv i raportit.
Prandaj, sulmet që vijnë nga një qeveri që i shërben botës serbe, nuk e zbehin punën e Bujar Osmanit përkundrazi, janë kompliment për të dhe dëshmi e drejtësisë së rrugës së tij”, thuhet në kundërpërgjigjen e BDI-së./ GazetaFAKTI

Spread the love