Votuesit sot kërkojnë dikë që të mos jetë peng i pazareve politike, por që të punojë për qytetin dhe njerëzit e tij. Pikërisht kjo e bën Mendi Qyrën kandidatin më të fortë për Kryetar Komune. Ai është garancia për t’i dhënë fund padrejtësive dhe për të kthyer Strugën aty ku e meriton – si qytet i zhvilluar, modern dhe me dinjitet.
Struga ka nevojë urgjente për ndryshim. Prej më shumë se dy dekadash qyteti ynë është peng i keqmenaxhimit. Këto vite i kanë kushtuar Strugës zhvillim të ngadalsuar dhe një gjendje ku qytetarët janë lënë të jetojnë me premtime bosh. Është koha që kjo të marrë fund!
Mendi Qyra është alternativa që sjell shpresë dhe ndryshim të vërtetë. Ai nuk është politikan i karrierës, por menaxher i dëshmuar, njeri i punës dhe rezultateve. Përvoja e tij në drejtim dhe vizioni i tij për zhvillim e bëjnë kandidatin më serioz për të kthyer Strugën në rrugën e progresit.
Përvoja menaxheriale – Ai di të ndërtojë, të zhvillojë dhe të realizojë projekte konkrete që sjellin përfitim real për qytetarët.
Lidhja me komunitetin – Struganët e njohin si njeri të afërt, gjithmonë të pranishëm në kulturë, sport dhe iniciativa qytetare.
Programi i qartë – Zhvillimi i infrastrukturës, turizmit, mbështetja për bizneset vendore dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve nuk janë vetëm fjalë, por projekte të matshme që ai synon t’i realizojë.
Integritet dhe besueshmëri – Mendi Qyra është njeriu i fjalës dhe i veprës. Ai nuk premton atë që nuk mund ta mbajë.
Mbi të gjitha, Mendi Qyra ka mbështetjen e fuqishme të VLEN-it, një strukturë politike që përfaqëson ndryshimin, unitetin dhe vullnetin e qytetarëve për një Strugë më të drejtë dhe më të zhvilluar. Kjo përkrahje është garanci se fitorja e tij nuk është vetëm personale, por edhe e gjithë qytetarëve që duan ndryshim.
Votuesit sot kërkojnë dikë që të mos jetë peng i pazareve politike, por që të punojë për qytetin dhe njerëzit e tij. Pikërisht kjo e bën Mendi Qyrën kandidatin më të fortë për Kryetar Komune. Ai është garancia për t’i dhënë fund padrejtësive dhe për të kthyer Strugën aty ku e meriton – si qytet i zhvilluar, modern dhe me dinjitet./GazetaFAKTI
