• E mërkurë, 11 Mars, 2026

VMRO-DPMNE kryeson në 54 komuna, LSDM dhe Koalicioni në 8, VLEN në 8 dhe AKI në 5

EA
Tetor20/ 2025

Nga 75.37 përqind e votave të përpunuara deri më tani dhe të dhënat nga 2,755 vendvotime nga gjithsej 3,474, kandidatët për kryetarë të komunave, VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit kryesojnë në gjithsej 54 komuna, LSDM dhe Koalicioni në 8, Koalicioni VLEN në 8 dhe Aleanca Kombëtare për Integrim në 5.


Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka mbajtur një fjalim emocionues pas fitores në këtë komunë, duke e cilësuar rezultatin si një fitore të përbashkët të gjithë shqiptarëve dhe jo thjesht të një partie apo individi.

“Çairi, sonte dëshmoi jo vetëm për nderin e ti, por e mbrojte edhe nderin e gjithë shqiptarëve. Fitorja sonte këtu nuk është fitorja personale e Izet Mexhit e as vetëm e VLEN-it, por është fitore e gjithë shqiptarëve,” u shpreh Mexhiti para qytetarëve dhe mbështetësve.

Ai theksoi se kjo është fitore e një klase të re politike që ka hyrë në skenën publike për të sjellë ndryshim të vërtetë dhe se ky ndryshim tashmë ka filluar të ndodhë.
Tetova do të vendosë në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale, ku përballë do të jenë kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, dhe kandidati i Koalicionit VLEN, Bilall Kasami.

Sipas rezultateve të deritanishme, asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e votave në raundin e parë, duke sjellë kështu nevojën për një balotazh që do të vendosë fituesin e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Tetovës.

Kandidati i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, kryeson në Kumanovë, Kurto Dudush nga Unioni i Romëve në Shuto Orizare, Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve në Qendër Zhupë. Në Strugë dhe Studeniçan, kryesojnë kandidatët e pavarur Mendi Qyra dhe Azem Sadiki.

Kandidatët për kryetarë të komunave të VMRO-DPMNE-së garojnë në Aerodrom, Berovë, Manastir, Bosilevë, Bërvenicë, Butel, Valandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debarcë, Dellçevë, Demir  Kapijë, Dollek Ilinden, Jegunovce, Kavadar, Karbinci, Karposh, Kisella Voda, Kërçovë, Koçan, Kratovë, Mavrovë dhe Rostushë, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Mogila, Negotino, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radoviçe, Staro Nagoriçan, Strumicë, Çucer Sandevë dhe Shtip.

LSDM dhe Koalicioni prijnë në komunat Bogdacni, Zërnovci, Konçe, Kriva Pallankë, Krivogashtani, Krushevë, Lozovë, Rosoman dhe Qendër.

Sipas të dhënave të deritanishme, kandidatët nga Koalicioni VLEN prijnë në komunat e Haraçinës, Bogovinës, Dibrës, Zhelinës, Sarajit, Tearcës, Tetovës dhe Çairit.

Kandidatët e AKI-së prijnë në komunat Vrapçisht, Gostivar, Likovë, Pllasnicë dhe Çashkë.

Spread the love