• E enjte, 19 Shkurt, 2026

Vrasja e aleatit të Trumpit në Utah, ja ku ishte fshehur snajperi!

EA
Shtator11/ 2025

Derisa hetimet dhe kërkimet për gjetjen dhe kapjen e snajperit që ekzekutoi aktivistin aleat të presidentit amerikan Donald Trump po vijojnë me intensitet nga autoritetet, detaje të reja dalin ngja atentati vdekjeprurës në Utah.

Autori ishte fshehur në çatinë e një godine në distancë jo shumë të largët nga vendi i atentatit. Madje disa prej të pranishmëve e pikasën atë në lëvizje, por ishte vonë.

Charlie Kirk , 31 vjeç, një aktivist konservator dhe aleat i ngushtë i Donald Trump, u vra gjatë një aktiviteti universitar në Salt Lake City. Dëshmitarët përshkruan të shtëna të qëlluara nga maja e një ndërtese, të cilat shkaktuan një rrëmujë midis studentëve dhe pjesëmarrësve.

Trump e quajti atë “një amerikan të madh” dhe akuzoi retorikën e së majtës radikale për nxitje të urrejtjes dhe dhunës. Hetimi mbetet i pasigurt: FBI dhe guvernatori po raportojnë një arrestim, por policia lokale pohon se i dyshuari është ende në arrati.

Autori i krimit qëlloi nga një distancë prej 180 metrash

Atentati kundër aktivistit konservator të krahut të djathtë, Charlie Kirk, ndodhi gjatë një paraqitjeje të tij në Universitetin Utah Valley në qytetin Orem, SHBA. Videot që qarkullojnë në mediat sociale e tregojnë Kirkun të ulur në një skenë të vogël. Pastaj dëgjohet një e shtënë dhe 31-vjeçari vë dorën në qafë, ku rrjedh shumë gjak.

Autori i krimit qëlloi me vetëm një të shtënë nga një distancë prej afërsisht 180 metrash nga një çati, shpjegoi Bo Mason, Komisas i Departamentit të Sigurisë Publike të Utahut: “Ky incident ndodhi në mes të një turme të madhe.” U dëgjua një e shtënë e vetme dhe kemi një viktimë. “Autori është në arrati. Ne besojmë se ky ishte një sulm i synuar ndaj një individi të vetëm.” Kirk dërgohet në spital, por çdo ndihmë atje vjen shumë vonë.

Trump fajëson Të Majtën

Presidenti amerikan, Donald Trump publikoi një video, që e paraqet Kirk si patriot të madh dhe jo drejtpërdrejt Trump fajësoi politikën e Të Majtëve për atentatin kundër aktivistit.

Kirk, një personalitet radiofonik dhe podcaster i suksesshëm, ishte drejtues dhe bashkëthemelues i Turning Point USA, një organizatë që përhap pikëpamje shumë konservatore në shkollat ​​e mesme, kolegjet dhe universitetet. Ajo ka më shumë se 250.000 anëtarë studentë. Kirk përdoret masivisht mediat sociale për të mobilizuar të rinjtë për vlerat konservatore. Ai ishte një mbështetje e fortë për Trump në zgjedhje dhe konsiderohej me lidhje të mira në administratën e Trump.

Kirk zhvillonte vazhdimisht aktivitete publike në kampuset universitare, ku dhe i pëlqente të angazhohej në diskutime me ata që kishin mendime krejtësisht të ndryshme nën moton: “Më provo që e kam gabim”. Kirk ishte polemizues. Ai kritikonte programet e shanseve të barabarta për studentët nga familjet më të varfra, mohonte ndryshimet klimatike. Për të Donald Trump i fitoi  zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ai gjithashtu ishte mbrojtës i Listës së Mbikëqyrjes së Profesorëve: një bazë të dhënash online ku studentët mund të diskreditonin profesorët e krahut të majtë./DW

Spread the love