Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ofendoi përfaqësuesit e Parlamentit Evropian që erdhën në protestën në Novi Sad mbrëmë dhe mbështetën studentët, duke i quajtur ata plehra.
“Plehra më e keqe evropiane që erdhi në Novi Sad për të mbështetur këtë dhunë. Më duhet vetëm t’u them atyre se procesi do të rregullohet në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë. Dhe asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiç.
Le t’ju kujtojmë se kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, bëri të njëjtën gjë më parë. Ajo tha në rrjetet sociale se është hipokrite që eurodeputetët të bashkohen me “tubime të dhunshme dhe të paligjshme” në Serbi, ndërsa në vendet e tyre ata theksojnë rëndësinë e sundimit të ligjit dhe demokracisë.
“Është veçanërisht hipokrite që përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, Rasmus Nordqvist nga Danimarka, si dhe Vula Tsetsi nga Greqia, bashkëkryetare e të Gjelbërve Evropianë, janë të pranishëm në Novi Sad në protesta të dhunshme.
Këta janë njerëzit që na mbajnë leksione çdo ditë për sundimin e ligjit dhe demokracinë – dhe ja ku janë, duke marrë pjesë në një tubim të padeklaruar dhe të paligjshëm që nuk do të lejohej në vendet e tyre. Ata jo vetëm që mbështesin, por edhe marrin pjesë në tubime të paligjshme në Serbi! Ata flasin për sundimin e ligjit ndërsa promovojnë anarkinë”, tha Bërnabiq.
