• E enjte, 19 Shkurt, 2026

Zelensky ka mbërri në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Ukraina do të marrë disa garanci

EA
Gusht18/ 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Shtëpinë e Bardhë ku u prit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Korrespondenti i BBC-së në Shtëpinë e Bardhë, Tom Bateman, raporton se Volodymyr Zelensky tha “faleminderit” gjashtë herë në minutat e para të fjalimit të tij drejtuar Donald Trump dhe administratës amerikane.

Zelenski dhe Trump u përshëndetën ngrohtësisht përpara Shtëpisë së Bardhë dhe, para se të niseshin për takimin dypalësh, do të mbajnë një konferencë të shkurtër për shtyp në Zyrën Ovale.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Vladimir Putin u dakordua të pranonte garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Trump: “Shkëmbimet e mundshme të territorit” duhet të diskutohen

“Unë besoj se në një hap shumë të rëndësishëm, Presidenti Putin ka rënë dakord që Rusia të pranojë garancitë e sigurisë për Ukrainën”, tha Trump.

Ai shtoi se priste që vendet evropiane të merrnin përsipër barrën kryesore: “Ne do t’i ndihmojmë ata dhe do ta bëjmë shumë të sigurt”.

Por ai theksoi gjithashtu se “shkëmbimet e mundshme të territorit” duhet të diskutohen.

Trump përsëriti se qëllimi i tij është një takim trepalësh me Zelenskyn dhe Putinin.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se pas bisedimeve të sotme në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit evropianë dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, do të telefonojë Presidentin rus Vladimir Putin.

“Ai pret një telefonatë nga unë kur të përfundojmë këtë takim”, tha Trump.

Ai shtoi se në bisedën me Putinin, do të paraqesë idenë e një takimi trepalësh midis tij, Putinit dhe Zelensky-t.

“Ndoshta do të kemi një takim trepalësh, ndoshta jo. Nëse nuk ka, luftimet vazhdojnë, dhe nëse ka, ka një shans të mirë – mendoj se nëse ka një takim trepalësh, ka një shans të mirë që lufta të përfundojë”, tha Trump.

Trump tha se është bërë përparim i rëndësishëm në nivele të shumëfishta. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë për të ruajtur marrëveshjen e paqes, por theksoi se Evropa do të luante rolin kryesor, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të ishin të përfshira.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se beson që çdo marrëveshje paqeje mund të jetë e qëndrueshme, duke shtuar se, pavarësisht rezultatit të takimeve të sotme, mbështetja amerikane për Ukrainën do të mbetet.

Zelenski: Ukraina vuan çdo ditë nga sulmet ruse

Zelenski tha se Kievi është gati të kërkojë një mënyrë diplomatike për t’i dhënë fund luftës. Ai theksoi rëndësinë e takimit trepalësh me Moskën dhe Uashingtonin dhe kujtoi se Ukraina vuan çdo ditë nga sulmet ruse, përfshirë sulmin e fundit vdekjeprurës në Kharkiv, raporton Hina.

“Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë dhe kemi nevojë për mbështetjen e partnerëve amerikanë dhe evropianë”, tha Zelenski. Ai shtoi se mbështet idenë e Presidentit Trump për një samit trepalësh me Presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar përfundimin e luftës.

Presidenti ukrainas shprehu mirënjohjen e tij për programin e ri të NATO-s që u lejon anëtarëve të blejnë armë nga SHBA-të për t’i dërguar në Ukrainë. Ai theksoi veçanërisht se Kievit i duhen sisteme mbrojtëse ajrore Patriot.

Në Shtëpinë e Bardhë kanë mbërri edhe krerët europian

Para Zelenskit, në Shtëpinë e Bardhë mbërritën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryeministri britanik, Keir Starmer, Kancelari gjerman, Friedrich Merz, Presidenti finlandez, Alexander Stubb, Kryeministri italian, Giorgio Meloni dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Zelenski dhe shumica e udhëheqësve evropianë që ndodhen në Shtëpinë e Bardhë kanë zhvilluar tashmë një takim të shkurtër në Ambasadën e Ukrainës në SHBA. Pas kësaj, ai u takua edhe me të dërguarin special të SHBA-së për konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë, Keith Kellogg.

Sipas informacioneve nga SHBA-ja, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të përpiqet ta bindë Zelenskin të pranojë kushtet ruse për t’i dhënë fund luftës, në këmbim të “garancive të gjera të sigurisë” kundër një pushtimi të mundshëm të ri nga Rusia.

Ju kujtojmë se javën e kaluar Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Alaskën me ftesë të Trump dhe i përcolli atij kushtet për përfundimin e konfliktit.

Ndër të tjera, Putin kërkoi kontroll të plotë mbi katër rajone ukrainase dhe “eliminimin e shkakut të luftës”, pra një ndryshim të regjimit në Kiev. Zelensky hodhi poshtë publikisht mundësinë e dhënies së territorit të Ukrainës.

Përveç kësaj, Putin kërkoi eliminimin e mundësisë që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s dhe njohjen e Krimesë, e cila u pushtua në vitin 2014, si territor rus. Duke gjykuar nga informacionet nga SHBA-të, Trump u pajtua me këto dy kërkesa dhe do t’i kërkojë Zelenskit të njëjtën gjë.

Korrespondenti i BBC-së në Shtëpinë e Bardhë, Tom Bateman, raporton se Volodymyr Zelensky tha “faleminderit” gjashtë herë në minutat e para të fjalimit të tij drejtuar Donald Trump dhe administratës amerikane.

I ulur në divanin përballë Zelensky-t ishte nënpresidenti JD Vance – i njëjti që e kritikoi atë në shkurt për gjoja mosfalënderimin e mjaftueshëm të SHBA-së, edhe pse Zelensky e kishte bërë këtë tashmë dhjetëra herë.

Spread the love