• E enjte, 19 Shkurt, 2026

Zjarrvënie e qëllimishme në servisin e automjeteve në Pintia, në Shkup

EA
Shtator16/ 2025

Shkup, 16 shtator – Herët këtë mëngjes (16 shtator) shpërtheu një zjarr në servisin e automjeteve, në ndërtesën të ish-fabrikës së qelqit pranë Kamenikut, në lagjen Pintija të Shkupit. Një video që është shfaqur në rrjetet sociale tregon se si u shkaktua zjarri.
“Ja se si po ndizen zjarre të organizuara në të gjithë Shkupin. Një skenar për të krijuar panik dhe për të fituar pikë politike”, thuhet në përshkrim të videos. Pothuajse të gjitha automjetet në servis u dogjën.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thotë se zjarri shpërtheu në orën 4 të mëngjesit, dhe në servis kishte disa makina, vaj motori dhe objekte të tjera të ndezshme. Brigada e zjarrfikësve ndërhyri me tetë automjete, pas së cilës zjarri u shua para orës 6 të mëngjesit të sotëm./GazetaFAKTI

Spread the love