Kroatët shpenzojnë më shumë në dyqane, tregojnë të dhënat e reja nga Enti Europian i Statistikave (Eurostat).
Në qershor të këtij viti, vëllimi i shitjeve me pakicë i rregulluar sezonalisht u rrit me 0.3 përqind krahasuar me majin. Rritja më e lartë mujore në vëllimin total të shitjeve me pakicë u regjistrua në Kroaci (3.6 përqind), Suedi (2.6) dhe Maltë (2.2 përqind).
Rëniet më të mëdha në qershor, krahasuar me muajin e kaluar, u regjistruan në Francë (0.9 përqind), Poloni dhe Slloveni (të dyja 0.8 përqind) dhe Danimarkë (0.7 përqind), sipas vlerësimeve të para të Eurostat.
Krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, indeksi i shitjeve me pakicë i rregulluar sipas kalendarit u rrit me 3.1 përqind në Bashkimin Evropian. Rritja më e lartë vjetore në vëllimin total të shitjeve me pakicë u regjistrua në Qipro (8.7 përqind), Kroaci (7.4 përqind), Maltë dhe Portugali (6.9 përqind secila). Një rënie u regjistrua në Finlandë (-1.1 përqind) dhe Sllovaki (-0.4 përqind).
