Sezoni i korrje-shirjeve është në kulm, kurse gruri i këtij viti është i cilësisë së mirë dhe rendimentet janë të kënaqshme, thotë Federata Kombëtare e Fermerëve (NFF). Кrahasuar me vitin e kaluar, sivjet do të ketë 60 përqind më shumë drithëra buke.
Shkup, 17 korrik – NFF u bën thirrje institucioneve kompetente, veçanërisht Inspektoratit Bujqësor, që të angazhohen aktivisht në mbikëqyrjen e blerjes dhe të sigurojnë një procedurë të drejtë dhe transparente për të gjithë fermerët.
Sipas NFF-së, përveç 12 denarëve të arritur për blerje këtë vit, është e nevojshme të vazhdojnë aktivitetet për rritjen e rendimenteve, uljen e kostove të prodhimit, krijimin e marrëdhënieve afatgjata dhe të drejta midis fermerëve, mullixhinjve dhe blerësve përmes prodhimit me kontratë, aktivizimin e blerjes ndërhyrëse në situata krize, futjen e teknologjive të reja dhe bashkimin ekonomik të fermerëve në kooperativa dhe organizata prodhuesish.
-Përmes sistemit tonë nënsektorial, ne monitorojmë vazhdimisht situatën me grurin, si në aspektin e prodhimit ashtu edhe të shitjeve. Kjo kulturë strategjike përballet gjithmonë me sfida në prokurim dhe kosto të larta prodhimi. Këtë vit, me ndërmjetësimin e MBPU-së, u arrit një marrëveshje me blerësit që çmimi për klasën e parë dhe të dytë të jetë 12 denarë për kilogram, me shtimin e shpenzimeve të transportit dhe TVSH-së në këtë çmim, të cilat do të mbulohen nga mullinjtë, gjegjësisht gruri i transportuar nga rajonet pa mullinj do të ketë shpenzime shtesë të transportit të mbuluara. Ne besojmë se kjo është një zgjidhje për këtë vit – deklaron NFF.
Federata kujton se gruri është një produkt strategjik për shtetin, i përcaktuar në përputhje me Ligjin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Mbetet kultura më e zakonshme midis drithërave, me 69,689 hektarë të mbjellë ose 44.5 përqind të sipërfaqes totale me drithëra (156,469 hektarë).
Кrahasuar me vitin e kaluar, sivjet do të ketë 60 përqind më shumë drithëra buke.
Nga 81,000 hektarët e korrur, u morën 306,000 ton drithëra për bukë, që do të thotë se rendimentet janë 60 për qind më të larta se vitin e kaluar. Fermerët, të kënaqur si me rendimentet ashtu edhe me cilësinë e grurit, thonë se kjo është për shkak të modernizimit gjithnjë e më të shpejtë të bujqësisë maqedonase.
Fermerët tani kanë mekanizim më të ri me karakteristika më të mira, së dyti, ata zbatojnë praktika të mira bujqësore, përdorin material mbjellës të çertifikuar dhe plehra, në bashkëpunim me këshilltarët bujqësorë
Deri më tani janë blerë rreth 70.000 ton grurë me një çmim mesatar blerjeje prej 8.5 denarë për kilogram. Shteti ka miratuar dy masa ndërhyrjeje për të ndihmuar prodhuesit që u ankuan për çmimin e ulët të blerjes. Me njërën, ata do të marrin 6.000 denarë shtesë për hektar sipërfaqe të mbjellë, dhe me masën tjetër, shteti do të mbulojë 80 përqind të shumës që fermerët paguajnë për ruajtjen e grurit në silos. / Gazeta FAKTI
