Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, prezantoi moton zyrtare për zgjedhjet e ardhshme lokale – “Vetëm për TY Çair”.
Mexhiti theksoi se ky nuk është vetëm një slogan zgjedhor, por një angazhim i sinqertë që përfaqëson vizionin dhe punën e tij të ardhshme si kryetar i komunës.
Në një takim me Forumin e Grave, ai kujtoi se Çairi ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në proceset shoqërore, politike, arsimore dhe kulturore midis shqiptarëve në Maqedoni dhe më gjerë. “Ne do ta vëmë tërë qenien tonë, të gjitha njohuritë tona, të gjithë përvojën dhe potencialin tonë në funksion vetëm për Çairin dhe qytetarët e tij”, theksoi Mexhiti.
Frymëzimi për moton, siç u theksua, vjen nga kënga “Vetëm për ty” e grupit të rokut ‘TelexÇ, i cili vjen on pikërisht nga Çairi, gjë që e bën sloganin edhe më simbolik për njerëzit e këtij mjedisi.
