• E martë, 10 Mars, 2026

Mickoski kërcënon kandidatin shqiptar për kryetar të Bërvenicës

EA
Tetor26/ 2025

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Haqim Ramadani bëri një gabim të madh, që gjë do të ndikojë edhe në komunat e tjera si Struga, Dibra e Tetova. Veprimin e tij, Mickoski e quan egoist dhe thotë se veprime të tilla nuk janë parë në historinë e afërt të Maqedonisë. Kjo e bën deklaratën më shumë sesa një sulm zgjedhor: është një sinjal për një ripërcaktim të marrëdhënieve në pushtet pas zgjedhjeve lokale.

Por a do të ndikojë kjo në përbërjen e koalicionit qeverisës në nivelin qendror? Mickoski tha se Haqim Ramadani do t’i humbë zgjedhjet në Bërvenicë dhe pas kësaj do të shkarkohet nga pozita e tij në Qeveri.

“Mendoj se bëri një gabim të madh. Bëri një gabim veçanërisht për kandidatët për kryetarë komuna nga I njëjti koalicion nga I cili po kandidon. Imagjinoni se çfarë do të ndodhë tani me Tetovën, Dibrën, Strugën dhe disa komuna të tjera. Një veprim kaq egoist nga një politikan, nuk është pare në historinë e afërt të Maqedonisë. Është vërtetë për të ardhur keq. Mund të theksoj gjithashtu se ditët e fundit një num i madh përfaqësuesish në skenën ndërkombëtare dhe njerëz me shumë ndikim , sepse ajo ka arritur edhe tek ata, në mënyrë që edhe ata të shohin me keqardhje të madhe dhe thjesht me mosbesim atë që dëgjuan. Ajo që tha ky kandidat për kryetar komune, ndikon në pozicionin e tij në të ardhmen, pasi t’i humbë zgjedhjet në Bërvenicë, do të shkarkohet nga pozita që ka në qeveri” u shpreh Mickovski nga Bërvenica.
Ramadani aktualisht drejton Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisjen Vendore, që do të thotë se ai nuk është vetëm një zyrtar partiak, por një person me një pozicion në administratën shtetërore. Duke njoftuar publikisht se do të “shkarkohet normalisht” pas votimit, Mickoski në fakt paralajmëroi goditje kundër një zyrtari nga një parti partnere shqiptare, në mes të negociatave për mbështetje në komuna. Kjo e bën deklaratën më shumë sesa një sulm zgjedhor: është një sinjal për një ripërcaktim të marrëdhënieve në pushtet pas zgjedhjeve lokale.
Mickoski e shfrytëzoi rastin për të mobilizuar drejtpërdrejt votuesit në dy komuna të ndjeshme: Brvenicë dhe Kërçovë. Për Brvenicën, ku kandidati i VMRO-DPMNE-së Jovica Ilievski përballet me Ramadanin në raundin e dytë, Mickoski tha se pret që kundërshtari të humbasë dhe më pas të shkarkohet nga detyra publike. Për Kërçovën, ai u bëri thirrje “shqiptarëve në Kërçovë, por edhe të gjithë banorëve të Kërçovës” të mendojnë, duke pretenduar se kandidati i kundërshtarëve të tij “po i shantazhon nipërit dhe mbesat e tyre” dhe pyeti nëse një person i tillë është i denjë për t’u bërë kryetar komune. Mickoski e bëri këtë akuzë publikisht, por nuk dha prova në deklaratën e tij, kështu që pretendimi mbeti në nivelin e një sulmi politik në një fushatë.

Spread the love