• E shtunë, 17 Janar, 2026

Një mësuese nga Austria u abuzua dhe u përdhunua nga nxënësit për muaj të tërë

EA
Gusht22/ 2025

Një rast i tmerrshëm ka tronditur publikun në Austri, ku shtatë djem të mitur janë akuzuar dhe do të dalin në gjyq për përdhunimin, zhvatje dhe abuzimin afatgjatë të një mësueseje 29-vjeçare, shkruan gazeta austriake “Kurir”.

Sipas Nina Busek nga Zyra e Prokurorit Publik, tortura e gruas filloi me marrëdhënien e saj të dyshuar me një ish-nxënës në janar 2024. Në maj të të njëjtit vit, viktima filloi të abuzohej nga një mik dhe i njohur i djalit atëherë 17-vjeçar. Kjo më pas çoi në dy përdhunime të dyshuara në apartamentin e gruas, thotë Busek.

Sipas saj, ajo gjithashtu duhej t’u paguante djemve për drogë, për të cilat ata e detyruan të tërhiqte para nga llogaria e saj bankare.

Sipas prokurorisë, katër nga të pandehurit dyshohet se i vunë flakën apartamentit të gruas, të cilën e shantazhuan vazhdimisht dhe bënë fshehurazi regjistrime kompromentuese.

Ende nuk është caktuar një datë për fillimin e gjyqit kundër djemve./GazetaFAKTI

Spread the love