• E mërkurë, 11 Mars, 2026

Sërish protesta në Serbi, qytetarët dhe studentët po sulmohen nga mbështetësit e regjimit të Vuçiqit

EA
Gusht14/ 2025

Protestat e thirrura nga studentët në bllokadë po mbahen sonte në të gjithë Serbinë.
Qytetarët janë në rrugë në më shumë se 30 qytete në vend, të gjitha pas sulmeve të stuhishme të mbrëmshme nga progresistët ndaj qytetarëve që protestonin, si dhe brutalitetit policor ndaj të mbledhurve.

Qytetarët janë mbledhur tashmë në Autokomanda, nga ku kanë filluar një marshim proteste.
Megjithatë, rreth njëqind mbështetës të SNS-së u mblodhën para selisë së kësaj partie në rrugën Knez Milosh në Beograd.

Mbështetësit e regjimit po i provokojnë qytetarët që bllokuan kryqëzimin pranë ndërtesës së Qeverisë me lazerë, dhe gjithashtu i drejtuan lazerët drejt gazetarëve të N1.

Anëtarët e Xhandarmërisë u vendosën në një kordon në protestën në Vrbas, ndërsa mbështetësit e Vuçiçit u mblodhën para ambienteve të SNS-së në këtë qytet.

Spread the love