• E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

“Shkëndija” e Tetovës mund “Steauan” dhe kalon në turin e tretë të Champions League

EA
Korrik31/ 2025

Shkëndija e Tetovës ka fituar 2-1 në transfertë, duke mundur skuadrën e njohur rumune Steaua të Bukureshtit. Një rezultat ky historik që u siguron tetovarëve turin e tretë të Champions League. 

Golin e parë e shënoi skuadra rumune, por ekipi tetovar vetëm u motivua për të dhënë më shumë. Kështu barazimi erdhi që në pjesën e parë me Liridon Latifin në minutën e 33-të.

Goli i fitores së madhe në Bukuresht u shënua nga Krstevski, kur regjistrohej minuta e 87-të, i cili fiksoi fitoren 2-1 dhe kalimin në turin e tretë të Champions League.

Më pas erdhi e gjithë festa e merituar për skuadrën e Jeton Beqirit, që kthehet në Tetovë me kualifikimin historik.

Pengesa e radhës për Shkëndijën në turin e tretë është një emër i njohur, kuqezinjtë të Tetovës do të jenë përballë Qarabakut. Skuadra e njohur azere, e ka nisur pjesëmarrjen në Champions në turin e dytë, duke eliminuar Shelbournin e Irlandës, pasi i fitoi të dyja ndeshjet, 3-0 dhe 1-0.

Spread the love