Nëse i hedhim një vështrim udhëtimeve të Çelebiut për të krahasuar shpirtin e Shkupit të lashtë dhe të tashmen që mban gjurmët e historisë, ose të paktën atë që ka mbetur prej saj, do të vërejmë dashurinë e paçmuar të këtij udhëtari për vendet dhe rrugët që i shkelte. Do të vërejmë se Shkupi ka qenë gjithmonë një qytet me shpirt dhe një qytet që frymëzon. Një hapësirë ku kulturat frymojnë së bashku dhe krijojnë një mozaik që të gjithë e njohin dhe e admirojnë.
Një nga udhëpërshkruesit më të famshëm në Perandorinë Osmane, duke përshkruar udhëtimet e tij nëpër vendet e perandforisë dhe ato fqinje, shkruan për qytetin e Shkupit nga perspektiva e një mysafiri, por edhe e një vëzhguesi të drejtpërdrejtë të shpirtit, traditës dhe jetës në të kaluarën që janë me rëndësi të paçmuar për historinë dhe kulturën tonë. Emri i vërtetë i Çelebisë ishte Mehmed Zili, me një arsim të shkëlqyer dhe qasje në jetën kulturore të perandorisë.
Nëse i hedhim një vështrim udhëtimeve të Çelebiut për të krahasuar shpirtin e Shkupit të lashtë dhe të tashmen që mban gjurmët e historisë, ose të paktën atë që ka mbetur prej saj, do të vërejmë dashurinë e paçmuar të këtij udhëtari për vendet dhe rrugët që i shkelte. Do të vërejmë se Shkupi ka qenë gjithmonë një qytet me shpirt dhe një qytet që frymëzon. Një hapësirë ku kulturat frymojnë së bashku dhe krijojnë një mozaik që të gjithë e njohin dhe e admirojnë.
Forma dhe vendndodhja e qytetit të Shkupit
Është një qytet i madh, i vendosur në një vend të gjerë dhe të sheshtë, të gjelbër dhe të zbukuruar me kopshte në anët e majta dhe të djathta të lumit Vardar. Ai qytet është i përbërë nga disa mijëra ndërtesa interesante, të cilat janë ndërtuar me material të fortë, dhe ndodhen në anën perëndimore të lumit dhe në vendin e fortesës. Ka shtatëmbëdhjetë lagje. Historianët e quajnë këtë Shkup Mazenderanski Rum.

Kalaja
Është një qytet i fortifikuar, një mur i pastër dhe i fortë me ledhe të dyfishta. Është një vendbanim i bukur dhe një qytet i madh mysliman. Popullsia e tij është në një nivel të lartë. Porta e qytetit dhe ledhet janë ndërtuar me gurë të latuar që shkëlqejnë kur lustrohen. Një rafinim dhe art i tillë në përpunimin e gurit nuk mund të shihet në asnjë qytet tjetër. Arkitekti mjeshtër e ndërtoi atë në një mënyrë të tillë, duke gdhendur dhe skalitur kolona të mëdha mermeri mbi ato ledhe sikur t’i kishte bërë nga llaçi. Një mjeshtëri e tillë ndoshta shprehet vetëm në akademinë e Platonit hyjnor në Athinë, e cila tani është Xhamia Fatih.
Është një qytet i lartë dhe një ndërtesë Shedadov në një formë pesëkëndëshe. Muret mbrojtëse, janë deri në 50 arshina të larta. Qyteti është i zbukuruar me shtatëdhjetë bastione, dhe me rreth dy mijë dyqane, kështu që është shumë i bukur. Qyteti ka tre porta hekuri me pamje nga juglindja, dhe në hollin e secilës portë të lartë qëndrojnë shumë roje. Dera dhe muret e atij holli janë të zbukuruara me armë dhe mjete të ndryshme armatimi. Këtu nuk ka asnjë pozicion që do të dominonte qytetin, dhe ai vetë shtrihet mbi shkëmbinj shumë të lartë, kështu që e gjithë fusha mund të shihet prej tij.
Nga ana perëndimore e fortesës, rrjedh lumi Vardar. Në atë anë ka një rrugë që të çon nga qyteti përmes shpellës “Kulla e Ujit” e cila ndodhet në bregun e lumit. Duke marrë parasysh se në atë anë të qytetit ka një përrua aq të tmerrshme sa një humnerë ferri, ajo nuk ka fare llogore atje, dhe as nuk mund të ketë. Në anët lindore, juglindore dhe veriore të qytetit ka një hendek të thellë me shkëmbinj të mprehtë. Në atë anë përpara portës, ka një urë druri mbi hendek. Rojet ndonjëherë e ngrenë atë urë me një vinç dhe kështu ndërtojnë një digë përpara portës. Sipër asaj porte ka një mbishkrim që tregon se kur është riparuar ajo portë. Aty shkruhet: Muradi, djali i Mehmed-Khanit, viti tetëqind e pesëdhjetë.
Çarshia
Përbëhet nga dy mijë e njëqind e pesëdhjetë dyqane. Këtu ka sheshe dhe pazare që janë ndërtuar me material të fortë dhe të zbukuruar me harqe dhe kupola. Nga të gjitha më të bukurat janë pazaret e bezzaza-s (tregtarë që shesin pëlhura pambuku), pazaret e gazzaza-s (që bëjnë dhe shesin pëlhura mëndafshi), mjeshtri i ombrellave (që bën ombrella), këpucari (haffafa), ngjyrosësi dhe mjeshtri i kapelave (që bën kapele), këto janë pazare të mëdha të ndërtuara sipas planit. Rrugicat e tyre janë të pastra dhe të shtruara me kalldrëm. Çdo dyqan është i zbukuruar me zymbyl, vjollca, trëndafila, trëndafila dimërorë (nersin), borzilok, jargavan dhe zambak (lily) në vazo. Aroma e tyre thjesht deh mendjet e vizitorëve dhe tregtarëve.
Këtu ka njerëz të arsimuar dhe të ndershëm. Gjatë verave të nxehta, e gjithë Çarshia e Shkupit i ngjan një frigoriferi të Bagdadit sepse të gjitha pazaret e tij kanë kapakë dhe harqe të mbuluara si në Sarajevë dhe Aleppo.
Monumente interesante
Para së gjithash, bie në sy një kullë ore, e cila ndodhet përpara Qytetit të Sipërm, dhe duket si një minare. Tik-taki i orës së saj mund të dëgjohet nga një distancë prej një dite ecjeje, por zëri i saj është shumë i frikshëm. Vetë kulla e orës është gjithashtu shumë interesante.
Në qendër të Qytetit të Poshtëm ndodhet një varr me emrin Baba Lokman. Ai ishte një një njeri i urtë. Me ndihmën e shkencës së Talizmanëve, ai bëri ujë të gjallë të valë. Është ujë i pijshëm sikur të derdhej nga burimi qiellor Kevser. I sëmuri që pi një pikë nga ai ujë me siguri do të shërohet. Shumë peshq notojnë në këtë burim. Shumë njerëz kthehen këtu duke thënë: “Nëse puna ime përfundon me sukses, le të hanë peshqit bukën që ua kam hedhur vetë. Dhe nëse puna ime është e pasuksesshme dhe nuk do të përfundojë me sukses, atëherë le të mos e hanë bukën time.”
Dhe me mrekullinë e Zotit, peshqit, me urdhër të Zotit të plotfuqishëm, hanë bukën e shumë njerëzve dhe puna e tyre del jashtë kontrollit: shumë nuk duan as t’i afrohen ose ta hanë bukën, kështu që puna nuk u shkon mbanë.
Imarete
Në Shkup ka nëntë Imarete (kuzhina publike falas) tavolinat e të cilave, me qëllime të mira, shtrohen përgjithmonë në mëngjes dhe në mbrëmje për mysafirë , udhëtarë dhe pelegrinë, dijetarë, dervishë dhe lypës, zotërinj dhe të varfër. Nga këto Imarete, veçanësisht përmenden: Imareti i Jaja Pashës, Imareti i Çarit, Imareti i Koxha Mustafa Pashës dhe Imareti i Isa-begut, birit të Is’hak begut, të cilat janë vazhdimisht të hapura.
Nga gatimet që ata përgatisin vazhdimisht në gosti, të njohura janë: mish qengji i pjekur në tavë, gatimet me peshk. Nga frutat, mollët, ftojtët (ekmek-ayvashi), bardaklija e kumbullave dhe shefteli janë të bukura dhe të këndshme.
Nga pijet, livadhi me kopër, hardalia, ekstrakti i pelinit, lëngu i mjedrës dhe vera e ëmbël (shir) kanë një reputacion të famshëm botëror.
Shënimet e Çelebijës për Shkupin janë një gjurmë e qëndrueshme në historinë e këtij qyteti, një dëshmi e zhvillimit kulturor dhe historik që ka ndryshuar me kalimin e kohës. Nga rregullsia e qytetit, te mikpritja dhe tradita e tij, sot kemi një imazh të veçantë emocional të tij, pikërisht përmes të dhënave të tij që dëshmojnë për qëndrueshmërinë, hapjen dhe ngrohtësinë e Shkupit./GazetaFAKTI
