• E diel, 19 Tetor, 2025

Pacienti rrah mjekun në Tetovë

EA
Tetor15/ 2025

Më 14.10.2025 në orën 16:00, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(28) nga fshati Çellopek., për shkak të sulmit fizik ndaj mjekut.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ai në Spitalin Klinik në Tetovës ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj personelit dhe kishte sulmuar fizikisht L.A.(31) nga f. Zhelinë, mjek në spital, ndërsa ai po përpiqej t’i jepte ndihmë mjekësore. Gjithashtu, pas arritjes së zyrtarëve policorë, M.M. ishte sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj tyre dhe kishte sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i ngritët kallëzim përkatës.

Spread the love