• E mërkurë, 11 Mars, 2026

Roboti më modern për operacione në shtyllë kurrizore dhe tru ka mbërritur në Maqedoni

EA
Korrik20/ 2025

Në Maqedoni ka mbërriture teknologjia cila tashmë po ndryshon mënyrën se si kryhen operacionet në të gjithë botën. Po flasim për ExcelsiusGPS™️ – sistemi i parë dhe i vetëm robotik i navigimit në botë që mundëson operacione në shtyllën kurrizore dhe në tru me saktësi dhe siguri të jashtëzakonshme.

Kjo teknologji e përparuar ju sjell Globus Medical, një prodhues kryesor i pajisjeve mjekësore, me qëllim modernizimin e sistemit të kujdesit shëndetësor dhe ofrimin e kujdesit të nivelit të lartë për pacientët në vendin tonë. ExcelsiusGPS™️ përdoret në spitalet kryesore në të gjithë SHBA-në, Evropën dhe Azinë dhe tani është i disponueshëm në rajon për herë të parë.

Roboti, prezantimi i të cilit u zhvillua në Klinikën e Traumatologjisë nën udhëheqjen e Dr. Igor Merdzanoski, kombinon navigimin në kohë reale me një krah robotik që i lejon kirurgut të vendosë implantet dhe instrumentet me saktësi dhe siguri. Kjo do të thotë mundësi minimale për gabime, shërim më të shpejtë, qëndrime më të shkurtra në spital dhe një reduktim të ndjeshëm të dhimbjes së pacientit.

Futja në përdorim e ExcelsiusGPS™️ në spitalet maqedonase do të ishte një hap i madh përpara për kujdesin tonë shëndetësor. Kjo teknologji jo vetëm që i ndihmon mjekët të punojnë më shpejt dhe më saktë, por gjithashtu rrit nivelin e kujdesit që marrin pacientët.

Globus Medical është i hapur për bashkëpunim me spitale publike dhe private, fakultete mjekësore dhe institucione në Maqedoninë e Veriut. Do të organizohen trajnime falas për kirurgët dhe stafin mjekësor, si dhe prezantime publike për qytetarët për të mësuar rreth përfitimeve të kësaj teknologjie.

ExcelsiusGPS™️ përfaqëson një kapitull të ri në mjekësinë e këtushme – është koha që pacientët të marrin trajtim sipas standardeve më të larta botërore, këtu, në Maqedoni./GazetaFAKTI

Spread the love