• E diel, 18 Janar, 2026

Romani “Skënderbeu i Madh” i autores franceze Anne De La Roche Guilhem, vjen në shqip

EA
Korrik17/ 2025

Romani “Skënderbeu i Madh”, i cili më parë ka qarkulluar në gjuhën frënge dhe angleze, sjell historinë tonë kombëtare përmes një figure epike që ka frymëzuar breza të tërë krijuesish europianë.

Një nga veprat më të hershme letrare kushtuar figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për romanin kalorësiak “Skënderbeu i Madh” të autores franceze Anne De La Roche Guilhem, i shkruar në shekullin XVII, dhe tashmë i përkthyer në shqip nga profesori Ardian Ndreca, njofton RTSH.

Promovimi i këtij botimi u zhvillua në bibliotekën “Zoja e Shkodrës”, në një aktivitet të organizuar nga famullia e Arqipeshkvisë Metropolitane. Ky botim përbën një pjesë të rëndësishme të mozaikut të veprave që autorë të huaj i kanë kushtuar figurës së Skënderbeut, duke dëshmuar për jehonën e historisë shqiptare në letërsinë europiane të shekujve të kaluar.

Ajo që kuptojmë nëpërmjet romanit është fakti se historia e Shqipërisë, edhe në shek. XVII ka pas një lloj protagonizmi në gjirin e shoqërisë europiane, edhe pse kishim 200 vite që kishim rënë në robërinë osmane, vazhdonim të ishim pjesë e Europës dhe të frymëzonim shtresat e larta të shoqërisë europiane”, tha përkthyesi i romanit, Ardian Ndreca.  

Romani “Skënderbeu i Madh”, i cili më parë ka qarkulluar në gjuhën frënge dhe angleze, sjell historinë tonë kombëtare përmes një figure epike që ka frymëzuar breza të tërë krijuesish europianë.

Spread the love