Aktualisht po digjen pyjet si pasojë e katër zjarreve të mëdha aktive, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza.
Që nga mëngjesi i sotëm (4 gusht), nga gjithsej 23 zjarre, 17 janë shuar, dy janë nën kontroll dhe katër janë ende aktive. Në Komunën e Çashkës, mbi fshatin Bogomillë po digjet një pyll i përzier, në Lipkovë midis fshatrave Vaksincë dhe Sllupçan, një pyll me pemë të ulëta, në Studeniçan ka një zjarr pyjor në male, dhe në Komunën e Makedonski Brod, pranë fshatit Greshnicë, një zjarr ka përfshirë një pyll të degraduar me pemë të ulëta.
QMK informon se dy zjarre në 24 orët e fundit janë vënë nën kontroll, në Komunën e Dollnenit, ku po digjet një pyll me pemë të ulëta, dhe në Komunën e Zhelinës pranë fshatit Cerovo, ku po digjet një pyll i përzier.
