• E martë, 3 Mars, 2026

VLEN mbështet unanimisht Kasamin për një mandat të dytë në Tetovë

EA
Tetor28/ 2025

Koalicioni qeverisës VLEN mbrëmë tregoi unitet të plotë në mbështetje të Bilal Kasamit, kryetarit aktual të Tetovës, i cili kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale.

Një nga udhëheqësit e koalicionit, Zeqirja Ibrahimi, ndau në rrjetet sociale një foto të përbashkët të udhëheqësve të VLEN, të bërë në Tetovë, të shoqëruar me një mesazh të qartë mbështetjeje për Kasamin.

“Takim pune me kryetarin aktual dhe të ardhshëm të Tetovës. Tetova mbetet në duar të sigurta… VLEN vazhdon fuqishëm për pesëshen e dytë”, shkroi Ibrahimi.

Ky takim dhe mesazhi i publikuar interpretohen si një shenjë e kohezionit të brendshëm brenda radhëve të VLEN dhe e angazhimit për konsolidimin e vetëqeverisjes lokale në qytetin e Tetovës, i cili konsiderohet si një nga bastionet kryesore politike të këtij koalicioni.

Spread the love