Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokale të 18 tetorit do të garojë me logo të re të në koalicion me Zijadin Selën dhe Arben Taravarin. Koalicioni i ri do të quhet Aleanca Kombëtare për Integrim me akronimin AKI.
Me këtë rast lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, teksa ka shpalosur logon e re të koalicionit, ka bërë publike edhe idetë që do të jenë pjesë e rrugëtimit parazgjedhor
“Me logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) hyjmë të bashkuar në zgjedhjet e tetorit.
Jetojmë në kohë jo të lehta dhe ne shqiptarët respektohemi gjithnjë e më pak nga qeveria aktuale, e cila nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Por edhe pse kohët janë të vështira, ne në BDI nuk e harrojmë kurrë destinacionin europian ku duam të arrijmë. Sot nevojitet bashkim, më së pari mes gjithë shqiptarëve, që duhet të bëhen bashkë për njëri-tjetrin, por edhe mes të gjithë atyre që nuk dorëzohen lehtë dhe që besojnë se në vendin tonë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
E teksa bashkohemi, të mos harrojmë mësimet e së kaluarës së hidhur dhe ta mbajmë gjithmonë në mendje se e ardhmja jonë është integrimi në familjen e madhe europiane.
Kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimit europian.
Duart e bashkuara janë mesazhi ynë: vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”, ka shkruar Ahmeti.
